Bujar Osmani uron Finlandën: Mirë se erdhët në NATO, së bashku jemi më të fortë

Autori: Gazeta inFokus
18:52 | 04 April 2023
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka uruar Finlandën, e cila sot u bë anëtarja e 31-të e NATO-s.
Në mesazhin e tij të shkurtër, Osmani ka uruar Ditën e NATO-s, 4 Prillin, duke i uruar mirëseardhjen anëtarit më të ri të Aleancës. Ministri në mesazhin e tij deklaron se pret që edhe Suedia të anëtarësohet së shpejti në NATO si vendi i 32-të anëtar.
“Gëzuar 4 Prillin, Dita e NATO-s! Mirë se erdhe në NATO, Finlandë! NATO bashkon, mbron dhe bëhet më e fortë. Me Finlandën jemi 31 vende dhe së shpejti do të jemi 32 me Suedinë. Bashkë më të fortë. Ne Jemi NATO!”, tha kryediplomati Osmani.
Ndryshe, Finlanda tanimë është bërë zyrtarisht anëtare e NATO-s.
Finlanda aplikoi për t’u bashkuar me NATO-n në maj 2022, duke lënë mënjanë mosangazhimin ushtarak për të kërkuar mbrojtje nën ombrellën e sigurisë së organizatës pas fillimit të agresionit rus në Ukrainë.
Ajo ndan një kufi prej 1,340 km (832 milje) me Rusinë, kështu që hyrja e saj do të dyfishojë madhësinë e kufirit të NATO-s me këtë vend./Telegrafi/

Të tjera
-
OSBE i dorëzon Policisë së Kosovës pesë automjete për njësinë K9
Misioni i OSBE-së në Kosovë së fundi i ka dorëzuar Policisë së Kosovës pesë a...
-
Xhaferi i LDK-së: Nuk hyjmë në koalicion me LVV-në sepse jemi tradhtuar një herë
Deputeti i LDK-së, Krenar Xhaferi, i është përgjigjur kërkesës së deputetëve ...
-
Tensione në Kuvendin e Shqipërisë, Balla – Berishës: Ke bashkëpunuar me Millosheviçin kundër Kosovës
Ministri Taulant Balla u përfshi në një debat me kreun e PD, Sali Berisha kët...
-
Tahiri: As Kosova, e as Shqipëria nuk morën urimin e Trumpit pas zgjedhjeve
Edita Tahiri, ish-kryenegociatore dhe ish-zëvendëskryeministre e Kosovës ka k...
-
Murati: Vetëm VV kundër Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit
Ministri i Financave, Punë dhe Transfereve, njëherësh deputet Hekuran Murati ...
-
Nesër Testi i Arritshmërisë, MASHT paralajmëron masa ndaj kopjimeve
Rreth 24 mijë nxënës të klasave të nënta, në të gjithë Kosovën, do t’i nënsht...
-
Zgjedhjet e 12 tetorit, nis periudha për certifikim të partive dhe dorëzimin e listës të kandidatëve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka filluar periudha për aplikim...
-
Aktakuzë ndaj një personi për shpëlarje parash, Prokuroria Speciale ia sekuestron pasurinë rreth 400 mijë euro
Prokuroria Speciale ka dorëzuar aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë k...
-
Zvicra ashpërson masat për bashkimin familjar
Këshilli Federal ka prezantuar më parë masa të tjera, të tilla si rregullore ...
-
Pamje nga vendi ku vdi*q i moshuari në Ferizaj
74-vjeçari I.H., ka humbur jetën si pasojë e një vdekjeje natyrale në Ferizaj...
-
Ivanka Trump dhe burri i saj zbarkojnë në Vlorë
Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner, kanë zhvilluar një vizitë...
-
Ferizaj: 74-vjeçari vd*es në rrugë, policia jep detaje
Një burrë i moshës 74 vjeçare ka humbur jetën sot në një rrugë në Ferizaj, sh...