Buja: Nuk kam marrë ftesë për t’u paraqitur në Qendren e Paraburgimit
Autori: Gazeta inFokus
08:44 | 30 Mars 2021
Ish-kryetari Komunës së Lipjanit Shukri Buja, është dënuar me një vit burgim nga Gjykata e Apelit, pasi është shpallur fajtor për keqpërdorimin e detyrës zyrtare në kohën sa udhëhiqte me Lipjanin.
Buja ishte dashur të fillojë vuajtjen e dënimit prej një viti burgim nga data 22 mars 2021.
Lidhur me rastin Gjykata Themelore në Prishtinë, më 26 shkurt 2021, kishte lëshuar një urdhëresë për shkuarje në vuajte të dënimit me burgim për ish-kryetarin e Komunës së Lipjanit, Shukri Buja.
Por, me arsyetimin se Buja ka ndërruar vendbanim, gjykata nuk kishte arritur që urdhëresën të dorëzojë tek ish-kryetari i Lipjanit, tashmë i dënuar për korrupsion.
Buja në një intervistë për Edicionin Special në Klan Kosova tha se Gjykata i ka dërguar ftesë atij në adresën e vjetër edhe pse ai nuk banon tash e disa vjet aty.
“E njëjta gjykatë, Gjykata Themelore, që në këtë adresë ku banoj më ka ardhë vazhdimisht ftesa për rastin e veteranëve. Gjykata Themelore, në veçanti gjykatësi Kalludra, ka dërguar ftesë në adresën e vjetër, dhe e kam njoftuar gjatë gjykimit se nuk jam me vite në atë adresë dhe i kam dhënë adresën ku banoj tani. E kam dhënë edhe adresën tjetër, të fshatit, në rast se nuk jemi në banesë, që mos të ketë keqkuptime, dhe të gjitha adresat janë dhënë. Kërkoj falje për shkak të dukjes sepse sapo erdha nga futbolli, isha në futboll ku luaj me fqinjët”.
Ai theksoi se ftesën se duhet të paraqitet në Qendren e Paraburgimit e ka marrë nga mediat.
“Realisht, unë e kam marrë lajmin nga mediat se më ka dërguar ftesë gjykata të paraqitem në Qendrën e Paraburgimit. Unë ftesë nuk kam marrë dhe nuk e di se në cilën adresë e ka dërguar, por adresa ime është në gjykatë, e ka këtë adresë, në rast se nuk gjendemi në banesë, sepse shumicën e kohës e kalojmë në fshat ku edhe punojmë atje, dhe mund ta dërgojë në fshat. Por edhe më herët ka ndodhë kur gjykatësi Kalludra nuk e ka gjetur, sipas tij, adresën dhe e ka dërguar përmes policisë ftesën. Më kanë ftuar në telefon dhe unë kam shkuar vetë e kam marrë. Edhe gjykata tani ka mundur të më ftojë në telefon sepse unë e hapi telefonin, e keni pa edhe ju mediat. Ka mundur të më ftojë në rast se nuk e kanë pas adresën, por në fakt adresa i është dhënë disa herë dhe në të njëjtën adresë më kanë ardhur ftesat për gjykimin tjetër, nga e njëjta gjykatë”.
Ish-kreu i Lipjanit u shpreh u habitur se pse po ndodhin këto gabime nga gjykata.
“Nuk e di nëse e ka me qëllim apo pa qëllim. Në fakt, gjykatësi i rastit nuk e dërgon ftesën, atë e dërgon Gjykata Themelore. Aty ka një staf bukur të madh, nuk e di pse po ndodhin këto gabime. Por mua nuk më ka ardhur ftesa dhe, përderisa nuk më ka ardhur ftesa, as nuk mund të komentoj pse”.

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...































