Lajme

Buja: Enver Hoxhaj insistonte në organizim të zgjedhjeve të brendshme

Autori: Gazeta inFokus 21:14 | 02 July 2021

Anëtari i PDK-së, Ramë Buja, ka thënë se ushtruesi i detyrës së kryetarit të kësaj partie, Enver Hoxhaj, ishte insistues që ta organizohej konventa e 3 korrikut, e cila do përcaktojë kryetarin e ri të PDK’së.

Buja, në ‘Blic Interview’, ka thënë se ka pritur që Hoxhaj të jetë kryetar legjitim, por jo edhe garë brenda partisë, ani pse ka shtuar se mirëpritet një e tillë.

“Jo, në fillim unë kam menduar se do të ketë vetëm legjitimim, pasi Enver Hoxhaj kërkonte këtë konventë. Megjithatë, unë e mirëpres garën, pasi kjo është një gjë simpatike”, ka shtuar ndër të tjera Buja.

-Advertisement-

PDK do e mbajë Konventën zgjedhore ditën e nesërme. Kandidati i vetëm për kryetar që ka zyrtarizuar kandidaturën është Memli Krasniqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera