Sport

Buffon i çudit të gjithë: Mund të luaj deri në 50 vjeç

Autori: Gazeta inFokus 08:37 | 09 October 2018

Karriera e Gianluigi Buffon mund të zgjasë edhe 10 vite të tjera, duket diçka në kufijtë e të pabesueshmes por është vetë portieri 40-vjeçar që e deklaron diçka të tillë. Buffon po përjeton një rini të dytë te PSG dhe ndihet shumë i lumtur te kampionët e Francës.

Kontrata që ka nënshkruar me klubin parizien është 1+1 por Buffon nuk dëshiron të ndalet me kaq dhe në një intervistë për mediat franceze e thotë me bindje këtë gjë: “Të luaj deri në moshën 50-vjeçare? Pse jo, kur isha 32 vjeç mendoja se do e lija futbollin 35 vjeç, kur arrita në atë moshë mendova ta lija 38 dhe kur shkova 38, thashë po e shtyj deri 40, por ja ku jam me të njëjtën dëshirë për të luajtur si në fillimet e mia”, shprehet Gigi.

Në fakt vetë Buffon nuk e di moshën se kur mund të tërhiqet sepse më pas shton se mund të ndodhë që ta lëjë futbollin pas 3 muajsh, 1 viti apo edhe 10 vitesh, megjithatë deklaratat e gardianit italian dhe ish legjendës së portës së Juventusit lënë vend për diskutime.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera