Fokus

“Budallakitë” e vitit 2021 – Momentet kur politikanët u bënë virale me deklaratat e tyre

Autori: Gazeta inFokus 13:16 | 31 December 2021

Edhe në vitin 2021 nuk kanë munguar momentet kur politikanët kanë bërë “boom” me deklaratat e tyre.

Dikush u bë viral me një të qeshur e dikush me një thënie të padëgjuar më parë por secili në aspekte të ndryshme arritën të përfoleshin shumë e deklaratat e tyre të bëheshin virale.

Pa dyshim që kur kujtojmë 2021 do të na mbetet në mendje vetura luksoze “Ferrari” për të cilën ish kandidati për deputet, Xhemajl Hasani tha se është një veturë modeste për të.

-Advertisement-

 “Veturë modeste dhuratë, Ferrari”  ishte shprehur Hasani në një emision.

Gazetarët por edhe mysafirët e tjerë që ishin pjesë e emisionit u habitën e u çuditën me deklaratën e tij, por ai vazhdonte të këmbëngulte se “Ferrari” është një veturë modeste.

Por ndoshta kjo edhe i shkoj për shtati, sepse pas kësaj deklarate i njëjti postonte vazhdimisht vetura të tjera luksoze në rrjetet e tij sociale, për tu bërë kështu pjesë e mediave online.

E këtu patjetër që duhet të përmendet edhe deklarata e kandidatit për kryetar të Malishevës, Kastriot Berisha.

Një deklaratë e cila nxiti jo pak reagime ishte kur Berisha i ftuar në një debat televiziv para zgjedhjeve tha se kur ka kohë të lirë lexon lektyra.

 “Unë kohës t’fundit kohën e lirë kur te kam, do lektyra i kam që i lexoj. Kohën e fundit jam marr më shumë me projekte dhe planprogram”, ishte deklarata e tij që padyshim u shndërrua në ‘perlën’ e vitit.

E meqë jemi te zgjedhjet lokale të tetorit 2021, një premtim të çuditshëm e që pati shumë reagime gjatë fushatës e bëri kandidati për kryetar të Ferizajt, Valon Ramadani.

Ai premtoi që nëse do të fitonte, në Ferizaj do të organizohej “Miss Gjyshja” kjo sepse sipas tij i kemi lënë anash gjyshet tona.

“Një pikë që e kemi në programin tonë, që nuk i ka shku mend askujt deri tash në asnjë parë zgjedhje, e ne e kemi bërë premtim kemi me e mbajte një festival një herë në vit, ku ai festival ka me u organizu në mënyrë profesionale, dhe kemi me e zgjedh super gjyshen e vitit”, kishte thënë ai në debat .

Por si duket me këtë premtim Murati nuk arriti të bindte gjyshet që ta votonin, pasi fitues në këtë komunë doli kundër kandidati i tij.

E kishte edhe të tillë që u bënë të famshëm nga e qeshura e emocionet që shprehën në skenë para presidentit të tyre.

Bujë të madhe bëri një video e kandidates për deputete, Rezofatë Azemi, e cila në një fushatë zgjedhore në fjalimin e saj tha se është shumë e emocionuar kur flet para të vetë kandiduarit për president nga AAK-ja, Ramush Haradinajt.

 “Nuk di çka osht t’u ndodh me mu, nashta që jom para presidentit”, deklaroi ajo në një video që shumë shpejt u bë virale për shkak të së qeshurës interesante.

 

Edhe një video e kryeministrit Albin Kurti gjatë fushatës u shpërnda pothuajse në të gjitha rrjetet sociale e në të gjitha mediat online e madje ende vazhdon të ri publikohet sa herë që në ministri e në institucione publike punësohet ndonjë i afërm.

“Është e rëndësishme që në përfaqësimin e Kosovës me i pas njerëzit më të ndershëm dhe dijshëm. Nuk mundemi me i mbushë ambasadat, sikurse nuk mundemi me i mbush as ministritë me kushërinjë. Kushërinjtë janë për shtëpi. Familja është te shpija. Kur të bahet ministër, zëvendësministër, deputet apo drejtor apo edhe në komunë nesër pasnesër, duhet me u ba veç ai person, jo me shku me krejt fisin aty. Fisi është për dasmë, për gazmend privat. S’ka dasma nëpër ministria”, kishte thënë Kurti.

E për të përmbyllur këtë vit deklarata e fundit por jo më pa e rëndësishmja është ajo e tash kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.

Ideja e Ramës gjatë fushatës për të shndërruar stadiumin “Fadil Vokrri” në liqen gjatë, fushatës u bë pjesë e debatit në çdo vend.

“Stadiumi “Fadil Vokrri” mund të zhvendoset dhe aty të krijohet një liqe”, kishte thënë shkurt ai, duke habitur të gjithë me këtë deklaratë./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera