Fokus

Budallakia e vitit| Kërcënimi me vrasje ndaj Albin Kurtit

Autori: Hateme Smajli 21:12 | 31 December 2019

Një ndër “budallakitë” e vitit 2019 padyshim që është kërcënimi me jetë që iu bë Albin Kurtit, liderit të VV-së nga kandidati për deputet i Nismës Social Demokrate, Haxhi Hoti, shkruan gazeta inFokus.

Hoti kishte shkruar se “Albin Kurti duhet ta lëshojë Kosovën, ose do të vritet”.

Por nuk mbaron me kaq, vetëm disa orë pas reagimeve të shumta dhe pasi u bë temë e ditës ky kërcënim që iu bë fituesit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 6 tetorit të vitit 2019, kërcënuesi Haxhi Hoti si duket u pendua.

-Advertisement-

E për shpërndarjen e shkrimit të tij i cili ishte publik në llogarinë e tij në facebook ai i lë fajtor mediat që e kanë marrë pa e pyetur atë.

Në “pendimin” e tij ai shkruan “Eshte nje gabim tekenik i imi, ku mediat pa me pytur mua e kan shpernda kete shkrim.”

Mirëpo gjithsesi ai për këtë kërkoj falje publike, e besoj që kësaj here mediat se kishin “të ndaluar” të publikonin statusin e tij.

“Kerkoj falje publike”, shkruan Hoti.

E duke u munduar të arsyetojë veten pas kësaj gafe të bërë thotë se shkrimi i tij nuk ishte qëndrim i subjektit politik që ai i takon, shkruan gazeta inFokus.

“Dhe nuk ka qendrim te subjktit qe i takoj”, shkruan Hoti.

E “pendimi” i tij nuk i bëri “përshtypje” Policisë së Kosovës, nga të cilët Hoti u arrestua vetëm një ditë pas kërcënimit.

Ndërsa Albin Kurti, Kryeministri i ardhshmëm i Kosovës, kërkoi lirimin e tij në mënyrë që  Hoti të kalojë Vitin e Ri me familjen e tij.

“Nuk mund t’i vlerësoj çështjet e sigurisë dhe as të përzihem në ato të drejtësisë, por besoj që do të ishte mirë që z. Hoti të lirohet e ta presë Vitin e Ri 2020 me familjen e tij në shtëpinë e tij”, ka thënë Kurti.

Ndaj këtij kërcënimi kanë reaguar shumë personalitete të ndryshme si nga politika po ashtu edhe analistë, aktorë, gazetarë e edhe qytetarë të shumtë./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera