BSPK-Qeverisë: Kushtoju vëmendje dhe merru me kërkesat e punëtorëve
Autori: Gazeta inFokus 09:29 | 28 March 2022
Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës i ka bërë thirrje Qeverisë që t’iu kushtojë vëmenedje edhe punëtorëve të vendit.
Sipas kësaj sindikate, qeveria duhet të merret me Projektligjin për Pagat.
“Në kohën kur lufta në Ukrainë po intensifikohet, dhe e ka angazhuar vëmendjen e fuqive të mëdha, të SHBA-së, të NATO-s dhe të BE-së, dhe ka nxjerrë në dritë mendësinë mesjetare të fqinjit tonë i cili haptas po kërcënon lirinë dhe integritetin tonë, ne Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës thërrasim partnerin tonë social, Qeverinë që përveç kujdesit të tejshtuar për ruajtjen e lirisë dhe të integritetit të vendit, të merret edhe me kërkesat e arsyeshme të punëtorëve dhe t’ju dalë krahë se vërtetë kanë nevojë dhe meritojnë një mirëqenie sociale ndryshe”.
“E thërrasim partnerin tonë social, Qeverinë që të merret më këmbëngulshim e më profesionalisht me hartimin e Projektligjit për Paga, duke i përfshirë edhe kapacitetet tona profesionale, dhe të hapë rrugë për pagën minimale e edhe për kontratën kolektive, për këto akte të rëndësishme e tejet të nevojshme juridike të cilat po tejzvarriten”.
“Kjo tejzvarritje nuk është aspak e mirë e sidomos kur është premtuar dhe është bërë marrëveshja e është marrë zotimi, na respektoni që të mund të kemi respekt të dyanshëm”, thuhet në njoftimin e BSPK-së.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...