Lajme

BSPK: Qeveria nuk po i mbron punëtorët

Autori: Gazeta inFokus 09:41 | 25 May 2018

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës  përmes një komunikate për medie ka reaguar pas vdekjes së  djeshme të një punëtori në vendin e punës në Fushë Kosovë.

Në komunikatën e BSPK-së thuhet se në takimet e fundit me të parin e Qeverisë u morën mbështetje për krijim të ambientit dhe kushteve të sigurta në punë, shkruan Infokusi.com.

BSPK shpreh indinjatë për mos gatishmërinë e Qeverisë për të reflektuar teksa vazhdimisht po rritet numri i aksidenteve në punë.

-Advertisement-

“Derisa aksidentet në vendet e punës veç po rriten, BSPK-ja shpreh indinjatë të thellë për jo gatishmërinë e Qeverisë për të reflektuar sa i përket mbrojtjes së shëndetit dhe sigurisë në punë. Edhe përkundër faktit që BSPK-së nga takimet e fundit më Kryeministrin i është  premtuar se do të jetë në dialog të vazhdueshëm dhe se kërkesat e tyre do të trajtohen me kujdesin maksimal, aktualiteti po tregon se nuk po ndërmerren hapat konkret nga punëdhënësit për të krijuar ambient dhe kushte më të sigurta pune por edhe nga organet kompetente të vendit që të bëjnë një mbikëqyrje me rigoroze lidhur me sigurinë e punëtorëve në punë”, thuhet në kumtesë./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera