Lajme

BSPK përkrahë idenë e Haradinajt për të filluar punën në orën 07:00

Autori: Gazeta inFokus 13:45 | 23 May 2017

Bashkimit i Sindikatave të Pavarura të Kosovës përkrahë idenë e kandidatit për kryeministër nga radhët e koalicionit PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, që orari i punës në institucione të fillojë në orën 07:00

Në BSPK, i kanë thënë arbresh.info se pavarësisht këtij premtimi e rëndësishme është që të respektohet orari prej 8 orësh dhe pauza.

“Secili institucion mundet me fillu punën në orën sa e cakton ai vetë. Por kryesorja është që të respektohet orari në bazë ligjore prej 8 orësh dhe pauza. Nëse Ramushi mund ta bëjë këtë atëherë i lumtë”, ka thënë një zyrtar i saj.Ende zyrtarisht nuk ka filuar fushata parazgjedhore për zgjedhjet e parakohshme nacionale të 11 qershorit, por liderët e partive politike vazhdojnë me ture nëpër vende të ndryshme të Kosovës, për të kërkuar mbështetjen e qytetarëve.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera