Lajme

BSPK-ja përkrah protestën e nesërme të sindikalistëve të arsimit

Autori: Gazeta inFokus 16:24 | 07 September 2018

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur të Kryesisë Ekzekutive, diskutoii mbi gjendjen aktuale të punëtoreve, më theks të veçantë pakënaqësitë tek punëtoret e arsimit dhe protestën e paralajmëruar të SBASHK-ut për datën 08.09.2018, përmes së cilës do t’i shprehin pakënaqësitë e punëtoreve të sistemit arsimor lidhur me radhitjen tepër të ulët dhe jo meritore në ranglistën e Ligjit për paga.

Sipas njoftimit për media, në këtë mbledhje të Kryesisë Ekzekutive njëzëri u vendos që të përkrahet protesta dhe cilido hap i ardhshëm që do ta ndërmarrë SBASHK-u lidhur me zgjidhjen e kërkesave të punëtoreve të arsimit, ngase sipas tyre sistemi arsimor është shtylla kyçe e vendit dhe qeveria jonë duhet ta trajtoj në menynë sa me meritore.

BSPK i përkrahë veprimet sindikale të SBASHK-ut, rreth pakënaqësive që i kanë shprehur lidhur me Ligjin për pagat dhe kërkon nga Qeveria të ndërmerr masa që sa më shpejtë t’i përmirësoj këto lëshime duke bërë plotësim/ndryshimet me kërkesat e dala nga SBASHK-u, thuhet në komunikatë .

-Advertisement-

Andaj, përmes kësaj komunikate BSPK-ja shpreh edhe njëherë përkrahjen për protestën e ardhshme të paralajmëruar nga SBASHK-u dhe cilindo veprim të ardhshëm sindikal që do ta ndërmerr kjo federatë konformë Ligjit për Organizimin sindikal, me qëllim të mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të punëtorëve të arsimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera