Lajme

BSH synon krijimin e Byrosë Kombëtare të Kredive

Autori: Gazeta inFokus 14:54 | 24 June 2017

Individët që kanë borxhe të pashlyera jo vetëm në banka, por edhe institucione të tjera publike dhe private do të jenë të identifikuar zyrtarisht. Banka e Shqipërisë ka hartuar një projektligj, i cili i hap rrugë ngritjes së Byrosë Kombëtare të Kredive.

Burime nga Banka e Shqipërisë thonë se drafti është përfunduar dhe u është shpërndarë grupeve të interesit. Menjëherë pas komenteve nga palët e interesuara ai do të hyjë në procedurë miratimi dhe pritet që shumë shpejt byroja të bëhet efektive.

Byroja do të funksionojë me sistem pikëzimi, të ngjashëm me atë të patentës. Ky sistem pikëzimi i mundëson bankave, por edhe institucioneve të tjera financiare që të kenë një profil të saktë rreziku për çdo qytetarë apo biznes, mbi historikun e shlyerjes se pagesave .

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera