Rozë

Bruce Willis martohet në prani të ish-gruas së tij

Autori: Gazeta inFokus 13:25 | 25 March 2019

Çifti i Hollywood-it, Bruce Willis dhe Emma Heming vendosën që pas dhjetë vjetësh martesë dhe dasmës magjike në Karaibe, të rinovojnë martesën e tyre në praninë e një mysafireje interesante.

Përveç vajzave të tyre, ish-bashkëshortja e Willis, aktorja Demi Moore, gjithashtu ndoqi ribashkimin.

Willis nuk e ka fshehur kënaqësinë e tij, dhe ishte veçanërisht krenar për faktin se në dasmë ishin të pranishëm vajzat e tij Rumer, Tallulaha dhe Scout, të cilën e ka nga martesa me aktoren e famshme.

-Advertisement-

Derisa çifti i afrohej tavolinës së martesës, vajzat e tij më të vogla Mabel Ray dhe Evelyn Penn hodhën përgjatë rrugës së tyre petale trëndafilash, dhe në sfond dëgjohej zëri i vajzës së tij të madhe Rumer, e cili këndoi një këngë solemne. Në prani të familjes më të afërt dhe vetëm disa miqve të zgjedhur, çifti u betua për dashuri të përjetshme, transmeton KosovaPress.

Aktorja Moor shpesh ka deklaruar publikisht se ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me ish-bashkëshortin e saj me të cilin ajo ende kujdeset për tre bijat e tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera