Lajme

Bruçaj: Muaji ku dalin në pah vlerat universale humane

Autori: Gazeta inFokus 13:45 | 26 May 2017

Besimtarët myslimanë në të gjithë botën nisin nesër agjërimi dhe lutjet për muajin e shenjtë të Ramazanit.

Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Skënder Bruçaj i drejtoi sot me këtë rast një mesazh urimi të gjithë besimtarëve myslimanë.

“Nesër në 27 maj është dita e parë e këtij muaji të Bekuar dhe njëkohësisht dita e parë e agjërimit për të gjithë besimtarët myslimanë anë e mbanë botës.Ramazani është muaji i paqes, i solidaritetit dhe i mëshirës hyjnore. Ramazani është muaji ku dalin në pah vlerat universale humane; të bujarisë, të mirësisë, të dashurisë, te respektit ndaj njeri-tjetrit, vlerat që simbolizojne moralin e lartë shoqëror”, thekson Bruçaj.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera