Rozë

Brooke Shields dhe “Calvin Klein” ribashkohen pas 37 vjetësh

Autori: Gazeta inFokus 15:09 | 20 June 2017

Brooke Shields ka nënshkruar për të punuar përsëri me Calvin Klein 37 vjet pasi reklama e saj ikonike me xhinse ishte bërë senzacion.

Aktorja 52-vjeçare e cila fillimisht ishte pjesë e reklamave për këtë markë kur ishte adoleshente, po përgatitet për një fushatë tjetër reklamuese për gjigantin e modës, transmeton Klan Kosova.

-Advertisement-

CEO i Calvin Klein, Steve Shiffman e zbuloi këtë në një ngjarje kur tha se “ne do të punojmë së shpejti me Brooke”.

Shields u shfaq në reklamën e saj të parë për xhinse të Calvin Klein në vitin 1980, në moshën 15 vjeçare, kur ajo tha fjalinë që mbeti gjatë në memorien e secilit “Çfarë ka midis meje dhe Kalvinëve (Calvins) të mi? Asgjë “.

Reklama u bë një nga reklamat më ikonike të modës të të gjitha kohërave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera