Lajme

Brnabiq: Të formohet Asociacioni pastaj flasim për gjëra tjera

Autori: Gazeta inFokus 11:26 | 27 April 2021

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka thënë se marrëveshja për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, duhet të implementohet para se të bisedohet për diçka tjetër.

Brnabiq në Tv Pink ka thënë se vetëm pas zbatimit të asaj që është nënshkruar mund të flitet për diçka tjetër.

“Vetëm pasi që të implementohet çfarë jemi marrë vesh, ne mund të flasim për gjëra tjera”, tha Brnabiq duke shtuar se Serbia është e zotuar për të vazhduar dialogun me Kosovën.

-Advertisement-

Kryeministri Albin Kurti sot do të udhëtojë në Bruksel, ku pritet të takohet me udhëheqësit e institucioneve të BE-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera