Lajme

Brnabiq shkarkon 50 sekretarë të shtetit të emëruar nga Vuçiq

Autori: Gazeta inFokus 10:13 | 05 July 2017

Kryeministrja e re serbe, Ana Brnabiq ka nisur të ndërmarr hapat e parë që nga marrja e mandatit.

Ajo ka shkarkuar 50 sekretarë të shtetit që ishin emëruar në 16 ministri nga qeveria e udhëhequr nga Aleksandar Vucic, shkruajnë mediat serbe, transmeton Indeksonline.

Nga ta, gjashtë ishin sekretarë në Ministrinë e Punës, veteranë dhe çështjeve sociale, pesë ishin të sektorit të bujqësisë dhe mbrojtjes së mjedisit, ndërtimit, transportit dhe infrastrukturës.

-Advertisement-

Katër ishin në ministri të financave,shëndetësisë, arsimit, administratës publike dhe vetëqeverisjes lokale.

Po ashtu, tre ishin sekretarë të ekonomisë, punëve të brendshme dhe tregtisë, turizmit dhe telekomunikacionit.

Tutje një ishte në ministrinë e mbrojtjes, kulturës, rinisë dhe sportit.  /Indeksonline/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera