Rozë

Britney Spears flet për sfidat e të qenit nënë

Autori: Gazeta inFokus 15:08 | 18 July 2017

Britney Spears është duke u hapur për përvojën e të qenit nënë në një intervistë të fundit.

“Fëmijët e mi vijnë të parët, gjithnjë”, tha këngëtarja 35-vjeçare për People. “Nuk ka asgjë më të mirë se të qenit një nënë dhe të shikosh që fëmijët po rriten”, transmeton Klan Kosova.

Si një nënë e vetme, Britney pranoi se “ekuilibri midis punës dhe jetës sime personale mund të jetë një sfidë”, por ajo siguroi që “gjithmonë do të bëj çmos të planifikojë orarin rreth familjes sime kur të jetë e mundur”.

-Advertisement-

Britney dhe ish-burri i saj Kevin Federline janë prindërit e dy djemve – Sean Preston, 11 vjeçar dhe Jayden James, 10 vjeçar.

“Unë jam kaq me fat që unë i përjetoj të gjitha aventurat e jetës me ta”, shtoi Britney.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera