Britaniku lufton të nxehtin me banjë në koshin e mbeturinave, por e pëson keq (video virale)
Autori: Gazeta inFokus 10:37 | 21 July 2022
Një burrë shihej dje në një video virale në internet që përballonte valën e të nxehtit në Britani me një koktejl dhe banjë në koshin e mbeturinave që kishte mbushur me ujë duke e kthyer në një pishinë personale.
Por duket se ai humbi qetësinë kur një kalimtar nisi ta filmonte dhe u rrëzua duke derdhur ujin në lëndinë.
Pamjet e shpërndara në rrjetin TikTok nga Hamad Khan, nga Scunthorpe, tregojnë burrin e relaksuar që freskohet në kopshtin para shtëpisë së tij.
Me syze dielli dhe një koktejl në dorë burri i zhveshur qëndron në ujin e koshit të tij, deri sa kalimtari nis të komunikojë me të.
Hamad e pyeti burrin nëse po e shijonte motin dhe kjo duket se e gjeti atë të papërgatitur.
Ai u përgjigj: “Po sigurisht që po e shijoj, mos nuk më lejohet gjë?”.
Hamad u përgjigj: “Sigurisht që po, por je në një kosh mbeturinash”.
Situata përshkallëzohet disi dhe burri në koshin me ujë thotë se nëse Hamad “dëshiron sherr” për këtë, atë herë mund ta ketë.
Burri i thotë regjistruesit: “Dëgjo këtu kokë-gdhë, nëse dua të bëj banjë në koshin tim të mbeturinave në ditën më të nxehtë në Angli, atëherë kam çdo të drejtë për ta bërë”.
Hamad përgjigjet i zbavitur: “Nuk po përpiqem të të ndaloj të bësh banjën tënde, vetëm vura re që një adhurues i diellit qëndron ulur në një kosh”.
Burri në kosh reagoi duke u ngritur në këmbë: “Nëse vazhdon kështu do të fus hundën tënde në fyt”.
Teksa biseda mes Hamad dhe burrit vazhdon ky i fundit thotë se do t’i pëlqente të përleshej me Hamad, ndërsa teksa tentonte të dilte nga koshi u përmbys duke përmbytur të gjithë lëndinën me ujë.
Pamjet zbavitëse janë parë më shumë se 200 000 herë në TikTok, ku reagimet me të qeshura nuk kanë të sosur.
Një përdorues pyeste me të drejtë: “Nuk e kuptoj përse e provokoi burrin që vetëm po shikonte punën e tij në banjën e koshit”.
Një tjetër tha: “40 gradë dhe stresi bëjnë njerëzit të humbasin normalitetin”.
@thehalalham He was swimming in the bin 🤣🤣🤣 on hottest day ever in england #england #hotweather #swimming #swimmingpool #pool ♬ original sound – Call me ham
Të tjera
-
Lajçaku thotë se anëtarësimi në BE, është nxitja më e fortë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve siç ka Kosova dhe Serbia
Ndërmjetësuesi i BE-së, për dialogun, Miroslav Lajçak ka thënë sot se perspek...
-
Ferizaj: Djali e rrāh babain, e sülmon me kubëz betoni dhe tenton ta godās me veturë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të enjten në Ferizaj. Si rezultat i një mos...
-
Mentor Beqiri në paraburgim, dështon seanca për detyrimin 2.8 milionësh ndaj ATK-së
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ka dështuar të mbahet një gjykim për një...
-
Kosova në Këshillin e Evropës, Rusia: Turp!
Autoritetet ruse e kanë cilësuar “të turpshëm” vendimin e fundit të Asamblesë...
-
Sinjalizuesi: Letër shqetësimi kryeministrit Kurti për rastin e përndjekjes së një shërbyesi civil që e denoncoi korrupsionin
Sinjalizimi i një rasti që kishte të bënte me “Faljen e borxheve për Ambalazh...
-
Policia konfiskon mbi 2 mijë patentë-shoferë për tre muaj
Policia e Kosovës i ka shtuar aktivitetet e saj për të parandaluar aksidentet...
-
Vd*es profesori Binak Gërguri
Ka vdekur profesori Binak Gërguri, punonjësi shumëvjeçar i Institutit Pedagog...
-
NDODH DHE KJO/ Mjekët japonezë padisin Google Maps, ja arsyeja
Afër 60 mjekë në Japoni kanë ngritur padi, duke akuzuar Google Maps për injor...
-
Policia konfiskon dy armë zjarri në dy raste të ndryshme në Suharekë
Policia e Kosovës ka njoftuar për konfiskimin e dy armëve të zjarrit brenda 2...
-
Policia e Prishtinës vazhdon aktivitetet për largimin e personave që kërkojnë lëmoshë në rrugë
Policia e Prishtinës po i vazhdon aktivitetet për largimin e personave që kër...
-
Stano: Themelimi i Asociacionit çështje urgjente, moszbatimi i marrëveshjeve ka pasoja për të dyja palët
Sot janë bërë 11 vjet nga arritja e marrëveshjes së parë në mes të Kosovës dh...
-
Kurti ‘i dështojnë’ inspektimet, banorët protestojnë për zgjerimin e rrugës Kijevë-Dollc
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka inaguruar fillimin e punimeve për zgje...