Lajme

Britanikët kërkojnë pasaporta europiane

Autori: Gazeta inFokus 09:31 | 30 June 2018

Një raportim i fundit i BBC-së tregon se, që pas referendumit për “Brexit” është shënuar një rritje e ndjeshme e kërkesave të britanikëve për pasaporta të vendeve të tjera të BE-së.

Në vitin 2017, sipas të dhënave të siguruara nga rrjeti britanik BBC, ekzaktësisht 12.994 shtetas britanikë kanë siguruar shtetësinë e një prej 17 vendeve të tjera anëtare të Bashkimit Europian, vende prej të cilave janë siguruar edhe të dhënat. E po ta krahasosh këtë shifër me 5.025 kërkesat e vitit 2016 apo vetëm 1.800 kërkesave të vitit 2015, duket qartësisht një rritje tejet e ndjeshme.

Shtetësia më e kërkuar ka qenë ajo gjermane, që ka pësuar një rritje të konsiderueshme nga vetëm 594 raste në vitin 2015 në plot 7.493 raste në 2017-n. Rritja supozohet të jetë rezultat i britanikëve që arrijnë të përmbushin kriteret e nevojshme për të ruajtur të drejtat e tyre ligjore që gëzojnë nga anëtarësimi në Bashkimi Europian.

-Advertisement-

Shifrat e vitit 2017 janë thuajse 7-fishi i niveleve të 2015-s. Por, kjo rritje dramatike është thuajse e njëtrajtshme edhe në shumë vende të tjera. Franca për shembull rezulton vendi i dytë më popullor, shtetësia e të cilit është kërkuar nga britanikët në 1.518 raste gjatë vitit të kaluar, krahasuar me 320 të tilla të vitit 2015. Edhe Belgjika mbetet e preferuar, me 1.381 pasaporta të dhëna vitin e kaluar, krahasuar me 127 të vitit 2015.

Një rritje thuajse 10-fish edhe për Republikën e Irlandës, me 529 kërkesa në vitin 2017 nga 54 përpara 3 vitesh. Gjithsesi, ky raportim nuk përfshin aplikimet për pasaportat e reja irlandeze nga një pjesë gjithnjë e më e madhe e popullit që e kanë pasur të drejtën për shtetësi irlandeze, për shkak se janë lindur për shembull në Irlandën e Veriut.

Pasaportat e reja të tyre do t’u garantojnë zotëruesve të drejtat për të udhëtuar, jetuar dhe punuar kudo në Bashkimin Europian pas “Brexit”-it, e këto të drejta mund t’ua kalojnë edhe fëmijëve të tyre. Në shumicën e rasteve të pasqyruara në këtë raport, shtetasit e përfshirë kanë mbajtur njëkohësisht edhe nënshtetësinë britanike, duke u bërë me nga dy nënshtetësi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera