Lajme

Britanikët fajësojnë Kinën për pandeminë koronavirus

Autori: Gazeta inFokus 13:27 | 18 April 2020

Më shumë se gjysma e britanikëve besojnë se Kina është përgjegjëse për përhapjen e shpejtë të Covid-19.

Sipas aketimit të realizuar për tabloidin britanik Daily Mail nga Redfield & Wilton, 56% e qytetarëve të Britanisë hedhin përgjegjësinë mbi Pekinin për përhapjen.

Anketa gjithashtu thotë se ka një mbështetje të madhe për një ndalim global të të ashtuquajturave “tregje të lagëta” të kafshëve, pasi disa shkencëtarë besojnë se virusi e ka origjinën në një treg të tillë në Wuhan të Kinës.

-Advertisement-

Rezultatet e anketës erdhën pasi sekretari i Jashtëm britanik Dominic Raab tha ditën e djeshme se pandemia duhet të shqyrtohet në detaje.

Kina dje rishikoi numrin e vdekjeve në Wuhan, ku u shfaqën rastet e para, duke shtuar 50 për qind më shumë viktima në numrin e raportuar fillestar nga zyrtarët. Në qytet u shtuan 1.290 vdekje në numrin zyrtar, duke e çuar shfirën e përgjithshme në 3.869.

Anketa zbuloi se 26% e popullatës së Britanisë nuk e konsiderojnë Kinën përgjegjëse për pandeminë, kurse 18% nuk ishin të sigurtë.

Gati 75% e britanikëve votuan për një ndalim në gjithë botën për “tregjet e lagëta” dhe 54% mbështesin idenë e emërtimit të virusit si “Virusi i Wuhanit”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera