Rajoni dhe Bota

Britania thërret në raportim ambasadorin iranian shkaku i arrestimit të ambasadorit të vet në Iran

Autori: Gazeta inFokus 16:28 | 13 January 2020

Ministria e Jashtme e Britanisë së Madhe e ka thirrur në raportim ambasadorin e Iranit në Mbretërinë e Bashkuar, Hamid Baeidinejad, për të protestuar rreth arrestimit të ambasadorit britanik në Tehran, Rob Macaire.

“Kjo ishte një shkelje e papranueshme e Konventës së Vjenës dhe duhet të hetohet. Kemi kërkuar garanci nga qeveria iraniane që kjo të mos ndodhë kurrë më. Zyra e Jashtme e ka thirrur sot në raportim ambasadorin iranian për t’ia bërë të ditur ankesën tonë të fuqishme”, tha një zëdhënës i kryeministrit Johnson.

Në anën tjetër, Ministria e Jashtme e Iranit ka dhënë shenja se dëshiron t’i zbusë tensionet me vendin evropian, duke theksuar se ambasadori britanik është liruar posa është marrë vesh identiteti i tij.

-Advertisement-

Megjithatë, protestat para ambasadës britanike në Tehran dhe kërkesa e disa njerëzve për mbylljen e saj e kanë shtyrë Ministrinë e Punëve të Jashtme që t’ia bëjnë të ditur ambasadorit iranian se arrestimi i diplomatit ishte shkelje e të gjitha konventave diplomatike.

Ndryshe, ambasadori Macaire ishte arrestuar në momentin që kishte shkuar te berberi për t’i prerë flokët, shkruan “The Guardian”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera