Lajme

Britania shënon numrin më të lartë të të prekurve me Covid-19 në 24 orë

Autori: Gazeta inFokus 23:53 | 19 September 2020

Britania e Madhe raportoi sot 4,422 raste të reja nga koronavirus, shifra më e lartë ditore që prej datës 8 maj.

Sipas mediave të huaja, numri i përgjithshëm i të prekurve nga sëmundja e COVID-19 u rrit në 390 mijë.

Raportohet se rreth 41 mijë persona të kenë ndërruar jetë deri më tani në vend.

-Advertisement-

Vetëm gjatë ditës së djeshme, kryeministri britanik, Boris Johnson, deklaroi se Britania e Madhe do të përballet me valën e dytë të pashmangshme të COVID-19.

“Ne po shohim një valë të dytë, e cila kam frikë se do të jetë e pashmangshme”, u shpreh Johnson të premten.

Ai mes tjerash shtoi se qeveria ka gjasa të implementojë masa të reja kufizuese për ta parandaluar përhapjen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera