Britania sanksionon rusët e lidhur me referendumet e rreme në Ukrainë

Autori: Gazeta inFokus
18:31 | 26 September 2022
Mbretëria e Bashkuar ka bërë të ditura 92 sanksione të reja, si përgjigje ndaj autoriteteve të instaluara nga Rusia në Ukrainë, për mbajtje të referendumeve të rreme në katër rajone ukrainase.
Sipas Britanisë, të ashtuquajturat referendume përbëjnë “shkelje të qartë të ligjit ndërkombëtar, përfshirë Kartën e Kombeve të Bashkuara”.
Ministria e Jashtme britanike ka thënë se referendumet, të cilat kanë nisur të mbahen javën e kaluar, dhe do të vazhdojnë të mbahen deri më 27 shtator, “janë përpjekje dëshpëruese për të grabitur tokë dhe për të arsyetuar luftën ilegale”.
Sipas deklaratës, në mesin e sanksionuarve janë zyrtarë rusë të përfshirë në procesin e referendumeve të rreme.
“Referendumet e rreme, që po mbahen nën tytën e pushkës, nuk mund të jenë të lira dhe nuk do t’i njohim kurrë. Ato janë vazhdimësi e dhunës, frikësimit, torturës dhe dëbimeve të dhunshme në zonat e Ukrainës që i ka pushtuar Rusia”, ka thënë ministri i Jashtëm britanik, James Cleverly.
Sanksionet godasin edhe 55 anëtarë të organizatave të lidhura me shtetin rus, për të cilat Mbretëria e Bashkuar ka thënë se vazhdojnë të jenë të lidhura me “makinerinë ruse të luftës”.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.
Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. /REL/

Të tjera
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Shumë ...
-
Udhëheqësit e NATO-s diskutojnë për Iranin gjatë samitit të Holandës
Udhëheqësit e shteteve anëtare të NATO-s do të takohen në Holandë sot dhe nes...
-
Ushtria izraelite rrëzon dy dronë që dyshohet se janë iranian
Forcat Mbrojtëse të Izraelit thonë se dy dronë iu afruan territorit izraeli...
-
Mustafa: “Kosova B” kompet jashtë sistemit, blloku B1 ka rënë prej funksionit para pak minutash
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka thënë se blloku...
-
Tërmet në Shqipëri
Një tërmet ka goditur Shqipërinë para pak minutash. Sipas faqes “EMSC”, ma...
-
Netanyahu: Izraeli nuk ka pasur kurrë mik më të mirë se Trump në Shtëpinë e Bardhë
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se Izraeli “nuk ka pasu...
-
Bajrami: Jemi lodhur duke ia lëshuar rrugën Kurtit – po përdhos institucionet e Kosovës
Nënkryetarja dhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami,...
-
Aksident me fatalitet në Lipjan, vde*s motoçiklisti
Një motoçiklist, E.B, ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Sl...
-
REL: Pas pezullimit të eksportit të arm*ëve, një avion mallrash nga Izraeli ateroi dhe u largua nga Beogradi
Gjatë kohës së konflikteve të armatosura në Lindjen e Mesme, kur kompanitë aj...
-
Apeli vërteton dënimin me burgim ndaj dy të akuzuarve për vrasjen e 2021-ës në Mitrovicë
Gjykata e Apelit ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, ...
-
Prizren: Vodhi çantën me 5 mijë euro, policia arreston të dyshuarin
Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar A.P., i cili dyshohet ta ketë vjedhu...
-
Hapësira ajrore iraniane rihapet pjesërisht për fluturime ndërkombëtare
Hapësira ajrore iraniane u rihap pjesërisht sot, pas armëpushimit të vendit m...