Lajme

Britania ratifikon daljen nga Bashkimi Evropian

Autori: Gazeta inFokus 21:19 | 09 January 2020

Parlamenti i Britanisë së Madhe ka ratifikuar marrëveshjen për dalje nga Bashkimi Evropian të Boris Johnsonit.

Me një votim prej 330 votave për dhe 231 kundër, është hapur rruga që procesi i Brexitit të ndodhë pas viteve paqartësie.

Parlamenti britanik më në fund aprovoi Brexitin të enjten, duke hapur rrugë që të bëhet vendi i parë që largohet nga Bashkimi Evropian në fund të këtij muaji.

-Advertisement-

Afati i fundit i vënë nga BE-ja për dalje të Britanisë është 31 janari.

Procesi i Brexitit ka qenë i dhimbshëm, dhe për shkak të këtij procesi kanë rënë dy qeveri dhe janë mbajtur tre palë zgjedhje parlamentare.

Brexiti është votuar në vitin 2016 në një referendum.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera