Lajme

Britania në gjendje alarmi, mbyll hekurudhat, spitalet kërkojnë ndihmë, vendi mbetet pa energji (Video)

Autori: Gazeta inFokus 17:25 | 02 March 2018

Stuhia Emma dhe “Bisha nga Lindja” goditën Britaninë me një më një mot tejet të ftohet me akull dhe përmbytje në gjithë vendin.

Mijëra shoferët dhe pasagjerët e trenave mbetën të bllokuar brenda natës, pasi moti ekstrem vazhdoi të bënte kërdi.

Sot, Hekurudha Jugore u kërkoi udhëtarëve të përfundojnë udhëtimin e tyre para orës 15:00, ndërkohë që “London Waterloo” do të mbyllet në orën 8 të mbrëmjes, pasi shërbimet në Jugperëndimore të Hekurudhave do të mbyllen nga ora 18:00, raporton Daily Mail, transmeton Indeksonline.

-Advertisement-

Gjithashtu spitalet kanë anuluar operacionet dhe mjekët po kurojnë vetëm pacientët e prekur nga sëmundjet dhe komplikimet shkaku i motit të ftohtë.

Ndërsa shërbimet e ambulancës kanë apeluar të qytetarët që të ndihmojë ata që kanë vetura të mëdha 4×4-të, për të sjellë rastet emergjente në spitale pasi numri i autoambulancave nuk po mjafton.

Rreth 4,000 prona në Uells dhe në Anglinë e Jugut mbetën pa energji këtë mëngjes, së bashku me 5,000 në Derbyshire.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera