Lajme

Britania në alarm për shkak të emigrantëve shqiptarë

Autori: Gazeta inFokus 21:13 | 08 August 2022

Fluksi i madh i emigrantëve shqiptarë që po përpiqen të hyjnë ilegalisht në Britaninë e Madhe, ka detyruar ligjvënësit atje të kërkojnë rikthim të skemës së Ruandës.

Plani parashikon që individët e identifikuar nga qeveria si emigrantë të paligjshëm apo azilkërkues të risistemohen ne Ruandë, ku edhe shqyrtohet kërkesa për azil.

Ata që kanë sukses qëndrojnë në shtetin afrikan, ku në sajë të skemës do të ketë investime të konsiderueshme.

-Advertisement-

Atyre që ndërmarrin udhëtimin e rrezikshëm përmes kanalit të La Manshit, po u thuhet të shpejtojnë për të hyre në vend, pasi lideri i ri që do të pasojë Johnson do të shtojë patrullimet në Kanal, e do të ngrejë barriera në bregdet.

Rrjedhja e të dhënave në Britaninë e Madhe, zbuloi se 4 në 10 emigrantë të paligjshëm që mbërrijnë ne vend, janë shqiptarë. 1075 shtetas të vendit tonë kanë mbërritur me gomone dhe varka të vogla në Mbretërinë e Bashkuar brenda 6 javëve deri më 12 korrik.

Ata përbëjnë 37.5 përqind të të gjithë që kanë hyrë ilegalisht në vend, duke eklipsuar shtetasit afganë, iranianë, irakianë dhe sirianë.

Deputetët kërkuan nga kryeministri i ri të veprojë me urgjencë dhe të dyfishojë përpjekjet për deportimin e emigrantëve në Ruanda.

“Është e qartë se shumë shqiptarë që vijnë në Britaninë e Madhe me gomone nuk po arratisen nga një vend në luftë. Ata janë emigrant ekonomikë. Ky është një krim flagrant dhe tregon nevojën për të zbatuar skemën e Ruandës”, shprehet deputetja konservatore Natalie Elphicke.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera