Lajme

Britania kundër Thaçit e Vuçiqit

Autori: Gazeta inFokus 13:18 | 09 August 2018

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë nuk i ka pritur mirë deklarimet e javëve të fundit për ndryshim të kufijve mes Kosovës e Serbisë, që u dhanë nga presidentët e të dy vendeve.

Ata kanë deklaruar se çdo thirrje e tillë mund të jetë destabilizuese.

“Ne besojmë se thirrjet për modifikim të kufijve nacionalë mund të jenë destabilizuese. Ashtu siç kemi qenë gjithmonë të qartë, normalizimi i marrëdhënieve mes Kosvoës dhe Serbisë është vendimtar për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e të dyja vendeve dhe rajonit në tërësi. Qeveria britanike beson se kjo duhet të jetë në bazë të njohjes së vendeve të pavarura brenda kufijve të tashëm.Ne vazhdojmë ta mbështesim dialogun të lehtësuar nga Bashkimi Evropian me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme me të cilët përfitojnë të dy vendet.”, thuhet në një përgjigje të kësaj ambasade për Radion Evropa e Lirë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera