Britania kërkon mbështetje në PACE për anëtarësimin e Kosovës në KiE
Autori: Gazeta inFokus 17:39 | 25 January 2023
Asambleja Parlamentare e Këshillit të BE-së (PACE), në seancën e sotme, ka diskutuar për raportet mes Kosovës dhe Serbisë.
Përfaqësuesi britanik, John Howell, tha se e ka thirrur këtë debat për shkak se Këshilli i Evropës duhet të jetë e informuar mbi tensionet në Evropë.
“Muajve të fundit ka tensione në Kosovë e Serbi. Na duhet shumë të jemi para lojës, dhe e pamë me rastin e Rusisë dhe Ukrainës që nuk ishim para lojës. Një nga gjërat që duhen shikuar në këtë debat është roli i Putinit në Kosovë dhe Serbi. Dhe arsyeja pse duhet ta shikojmë është për të parë nëse tensionet që po ngrihen në Serbi dhe Kosovë janë si pasojë e planit të tij për ta zhvendosur tensionin përtej Ukrainës. Nëse është kështu, duhet të veprojmë”.
“Në 2013 u nënshkrua një marrëveshje që u nënshkrua nga Serbia që thoshte se Kosova duhet të jetë në gjendje të ndjek çdo marrëveshje që dëshiron, qoftë BE-ja ose më e rëndësishmja, anëtarësimi në Këshillin e Evropës. Por, historia s’na lejon të shohim me favorizime në këtë. Unë dhe qeveria ime kemi qenë shumë mbështetës të pozicionit të Kosovës në organ, së pari për të pasur ulësen këtu dhe të marrin pjesë në debate, dhe shpresoj të marrin anëtarësimin e plotë. Britania është e vendosur që Këshilli duhet të lejojë avancimin e aplikacionit të Kosovës. Kosova duhet të bëjë të gjitha përpjekjet për të vazhduar që t’i arrijë parimet e Këshillit të Evropës, përfshirë përafrimin e legjislacionit të saj edhe më tej me provizionet e Konventës së Stambollit dhe të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese për tokën e Manastirit si dhe të kalojë Kodin e ri Civil për martesat. E kuptoj se vendimi për të parë anëtarësimin e Kosovës në këtë Këshill është zhvendosur sërish si rezultat i aktiviteteve të disa vendeve, dhe kjo ka ndodhur sepse është lidhur me dialogun që po zhvillohet me BE0në. Mendoj se duhet të ikim nga ai dialog sa më shumë. Duhet të tregojmë se KiE është i ndarë nga BE-ja, dhe ka vlerat e veta dhe parimet e veta kundër së cilave mund të gjykohet. Ne mirëpresim aplikimin si shenjë e përkushtimit të Kosovës ndaj të drejtave të njeriut dhe vlerave evropiane. Britania inkurajon tjerët të mbështesin aplikimin dhe ka qëndrimin se nuk duhet të mbahet peng i dialogut të drejtuar nga BE-ja”.
Ai përmendi edhe grupin WAGNER që tha se po tenton të rekrutojë mercenarë në Serbi.
“Raporti i BBC-së tha se presidenti i Serbisë ka kundërshtuar Wagnerin dhe ky ka qenë moment ky për të nëse Serbia do të shkojë kah perëndimi apo të vazhdojë kah Lindja, ose kah Rusia. Pra, nëse vazhdon kah Rusia, dhe nëse vazhdon të ketë qasje kundër Kosovës për t’u bërë anëtare, duhet të sqarojë se përse i ka ndërmarrë këto veprime në KS të OKB-së”, deklaroi Howell, ndërsa përmendi edhe herët kur Serbia ka votuar në linjë me Rusinë për rezoluta të ndryshme në KS të OKB-së.
“Tensionet në Serbi dhe Kosovë janë ngritur muajve të fundit në veri të Kosovës, të lidhura fillimisht me kërkesën e Kosovës që serbët të përdorin letërnjoftime dhe targa të Kosovës. Tensionet u ndezën në nëntor dhe dhjetor pas largimit të orkestruar të serbëve nga institucionet e Kosovës dhe ngritjes së barrikadave. Ky tension është ulur. Dhe është mirë sepse tensionet s’i konvenojnë askujt. Dhe në dialogun e BE-së mes Kosovës dhe Serbisë për normalizim të raporteve, druaj se janë në një fazë të prolonguar. Nuk është arritur progres real pas marrëveshjeve të përkohshme në Bruksel dhe perspektiva është komplikuar me ndryshime të shpeshta të qeverive”, potencoi britaniku.
Të tjera
-
Dervishaj: Më nuk ka kthim pas, vetëm përpara
Kandidati nga diaspora me numrin 77 nga Partia Demokratike e Kosovës, Shahin ...
-
Aksidentohet autobusi në Gjermani, dy persona vdẹsin e katër lëndohen rëndë
Dy persona humbën jetën dhe katër u lënduan rëndë kur një autobus u përmbys n...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intens...
-
“O lshonia renin Ramushit le te shtin Kosovën në Nato e le të del në pension”- Komentimi epik i Etnikut për fushatën e ditës së sotme
Gjatë ditës së sotme kanë filluar edhe zyrtarisht hapjet e fushatave zgjedhor...
-
Krasniqi: Faleminderit nga zemra, LDK është ngritur në këmbë për ndryshim
Kandidatja për deputete me numër 36 nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosov...
-
Daut Haradinaj: Luftëtarë të shumtë nga Drenica po i bashkohen vizionit për Kosovën Fituese
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Moti i keq, të dielën pezullohen lundrimet në linjat Durrës-Bari
Për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit në orët në vazhdim, Autoriteti...
-
Hetimet e Speciales, avokatët thonë se po shkelen të drejtat e të pandehurve
Shukri Buja, Halil Çadraku e Sokol Bashota ishin ndër ish pjesëtarët e Ushtri...
-
Nesër paralajmërohen reshje intensive bore në Shqipëri, qytetarëve u apelohet kujdes i shtuar
Bazuar në raportimet e IGJEUM dhe SHMU, nesër, e diel, 12 janar, ...
-
Ambasadori britanik shijon borën në Gërmi
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka ndarë një ...
-
Arton Demhasaj: E nisa fushatën zgjedhore nga vendi ku nisi çdo bekim i lirisë, përjetësisht mirënjohës ndaj Familjes Jashari
Arton Demhasaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka ...
-
Daut Haradinaj pritet te familjet atdhetare në Drenicë: Gjithmonë do të jem krah familjeve që sakrifikuan
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...