Britania: GRU sulme kibernetike në të gjithë Perëndimin
Autori: Gazeta inFokus
13:51 | 04 October 2018
Britania akuzoi inteligjencën ushtarake ruse për një mori sulmesh kibernetike, me qëllim dëmtimin e institucioneve të rëndësishme perëndimore. Një raport për sigurinë kombëtare të Britanisë konstatoi se Agjencia e Inteligjencës Ushtarake të Rusisë (GRU) është “agresore shkatërruese kibernetike”, që përdor një rrjet hakerimi për të përhapur mosmarrëveshje dhe konfuzion në gjithë botën.
GRU, thuhet në raport, qëndron me siguri pas sulmit me softuerin “BadRabbit”, vitin e kaluar, ndaj një aeroporti ndërkombëtar të Ukrainës, si dhe pas piraterimit të Agjencisë Botërore Anti-Doping në Zvicër.
Raporti i Qeverisë britanike po ashtu konstatoi se GRU qëndron pas piraterimit të emaile-ve të Komitetit Kombëtar të Partisë Demokrate në SHBA, që dëmtuan kandidaten për presidente të SHBA-së, Hillary Clinton. Kjo e fundit u mund nga republikani Donald Trump, në zgjedhjet e vitit 2016.
Britania do të bëjë thirrje për më shumë sanksione kundër Rusisë
“Veprimet e agjencisë GRU janë të pamatura: ato përpiqen të minojnë dhe të ndërhyjnë në zgjedhje, duke sulmuar në mënyrë të qartë demokracinë perëndimore”, tha sekretari i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt.
“Mesazhi ynë është i qartë: së bashku me aleatët tanë, do t’i ekspozojmë dhe do t’iu përgjigjemi përpjekjeve të GRU-së për të minuar stabilitetin ndërkombëtar”, tha ai.
Raporti britanik tha se GRU është e lidhur me një mori hakerash të përfshirë në sulme të profilit të lartë dhe të njohur me emra të tillë si APT 28, Fancy Bear, Sofacy, Storm pengu, Sednit, CyberCaliphate, Cyber Berkut, Voodoo Bear dhe BlackEnergy Actors.
“Ky model i sjelljes tregon dëshirën e tyre për të vepruar pa marrë parasysh ligjin ndërkombëtar ose normat e vendosura dhe me ndjenjën e mosndëshkimit”, tha Hunt.
Shtetet e Bashkuara tashmë e kanë akuzuar GRU-në për sulme kibernetike para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016 dhe kanë sanksionuar zyrtarë të saj – përfshirë shefin Igor Korobov – për veprimet e tyre të dyshuara.
Thesari i Shteteve të Bashkuara ka thënë në muajin mars se GRU “me vetëdije angazhohet në aktivitete që dëmtojnë sigurinë kibernetike, në emër të Qeverisë ruse”.
Edhe pse më pak e njohur se KGB-ja – agjencia e spiunazhit e Bashkimit Sovjetik – GRU ka luajtur rol të madh në disa nga ngjarjet më të mëdha gjatë shekullit të kaluar, nga kriza e raketave kubane në vitet 1960 deri në aneksimin e gadishullit ukrainas të Krimesë, në vitin 2014.
GRU ka agjentë në gjithë globin dhe përgjigjet drejtpërdrejt te shefi i shtabit të përgjithshëm dhe ministri rus i Mbrojtjes. GRU nuk komenton publikisht për veprimet e veta. Struktura, numri i stafit dhe financimi i saj janë sekrete shtetërore ruse.
Kryeministrja britanike, Theresa May, ka thënë se oficerët e GRU-së qëndrojnë pas përpjekjes për të vrarë ish-agjentin rus, Sergei Skripal, dhe vajzën e tij me një agjent nervor në qytetin anglez Sallsbëri, në muajin mars. Rusia i ka mohuar akuzat.

T� tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e m...
-
Xhavit Haliti: Po të liroheshin Thaçi dhe të tjerët me protesta, do të mblidheshin një milion njerëz në rrugë
Ish-deputeti i Kuvendit, Xhavit Haliti, ka komentuar vendimet e veçanta të Ko...
-
Kurti: Dokumentimi i krimeve të luf*tës i domosdoshëm për zbardhjen e së vërtetës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar raportin e punës së Instituti...
-
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin amerikan në Prishtinë, diskutohet siguria në Kosovë
Komandanti i KFOR-it, Roberto Vergori, është takuar sot në kampin “Film City”...
-
“Sa shumë marrëzi e sa pak marre” – Dakaj për arsyetimin e Ramës rreth skandalit me shiritin që kushton 12 euro e paguhet 3.500 euro
Gazetari Shkëlzen Dakaj ka reaguar ashpër ndaj sqarimit të kryetarit të Prish...
-
Një person gjendet pa shenja jete në Prishtinë, policia nis hetimet
Një person është gjetur pa shenja jete të premten mbrëma në Prishtinë, shkrua...
-
Djali i Anton Qunit betohet si ushtar i Kroacisë: Dritoni do të mbetet përfaqësues i traditës shqiptare
Ish-ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Anton Quni, ka bërë të ditur se djali i t...
-
Ymeri: Prokuroria e vërtetoi se ka pasur manipulime në çmimet e energjisë elektrike – u tregtua sikur në “pazar”
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, në EURO n’T7 ka thë...
-
Ganimete Musliu nuk e përjashton kandidimin për kryetare të PDK-së: Ka ardhur momenti që partia të udhëhiqet nga një grua
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka deklaruar se ...
-
Kurti pranoi paportin vjetor të punës së Institutit të Krim*eve të Kryera gjatë Luf*tës në Kosovë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot Institutin e K...
-
Presidentja Shiroka Pula takon kryetarët e komunave, iu premton përkrahje
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, është takuar sot m...
-
Ndryshimet në pozitat udhëheqëse të Policisë, Musliu kërkon dokumentacion zyrtar: Ende nuk kam marrë përgjigje
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka kërkuar...































