Lajme

Britania e mirëpret vendimin e Kuvendit për zgjedhjen e drejtorit të ri të Agjencisë Kundër Korrupsion

Autori: Gazeta inFokus 11:05 | 29 December 2021

Ambasada e Britanisë së Madhe e ka mirëpritur vendimin e Kuvendit të Kosovës në emërimin e Yll Buleshkajn drejtor të Agjencisë Kundër Korrupsionit, shkruan Gazeta Infokus.

Një një postim të ambasadës britanike në Twitter thuhet se Buleshkaj ishte kandidati më i mirë në renditjen e ekspertëve britanikë që morën pjesë në procesin e përzgjedhjes.

“Mirëpresim vendimin e Kuvendit të Kosovës për emërimin e Yll Buleshkajt për Drejtor të ri të Agjencisë Kundër Korrupsionit. Z. Buleshkaj u rekomandua si kandidati më lart i renditur nga ekspertët e Britarnisë së Madhe që mbështetën panelin për ta drejtuar një proces rekrutimi transparent dhe të bazuar në merita”, thuhet në postimin e amabsadës./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera