Britania e Madhe zbulon planin tjetër të Putinit për pushtimin e Ukrainës

Autori: Gazeta inFokus
00:09 | 23 January 2022
Qeveria e Britanisë së Madhe ka publikuar një njoftim ku thotë se ka zbuluar planin e Putinit për pushtimin e Ukrainës.
Në njoftimin e publikuar thuhet se Kremlini ka në plan të instalojë një qeveri pro-ruse në Ukrainë.
Britania e Madhe pretendon se ka informacione që tregojnë se qeveria ruse po tenton të instalojë një udhëheqës pro-rus në Kiev, derisa shqyrton mundësinë edhe të pushtojë Ukrainën.
Ish-deputeti ukrainas Yevhen Murayev po konsiderohet si kandidat potencial për ta udhëhequr Ukrainën në rast se “bie” në dorë të Rusisë.
“Ne kemi informacion se shërbimet e inteligjencës ruse mbajnë lidhje me shumë politikanë ukrainas duke përfshirë këtu: Serhiy Arbuzov – Zëvendëskryeministri i parë i Ukrainës nga 2012-2014, Zëvendëskryeministri i parë nga viti 2010-2012 dhe shefi i stafit të ish-presidentit ukrainas Janukoviç, ish-zëvendës shefi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës (RNBO) – Vladimir Sivkovich dhe Mykola Azarov, kryeministër i Ukrainës nga 2010-2014”, thuhet në njofim.
Tutje, në njoftim thuhet se disa prej tyre kanë kontakte me oficerët e inteligjencës ruse të përfshirë aktualisht në planifikimin e pushtimit të Ukrainës.
Krejt në fund, Britania e Madhe edhe një herë e ka bërë të qartë pozicionin e saj lidhur me zhvillimet në Ukrainë.
“Ne mbështesim pa mëdyshje sovranitetin dhe integritetin e saj territorial brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht, duke përfshirë Krimenë. Ukraina është një vend i pavarur, sovran”.
Të tjera
-
Irani i tregon botës tunelet e mbushur me dronë vdekjeprurës
Gara e armatimit është “loja më në modë” e kohëve të fundit mes fuqive më të ...
-
Këto janë pamjet e rënda nga momenti i vrasjes së 30 vjeçarit në Ferizaj
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në rrugën ‘Rexhep Bislimi’ në qytetin e...
-
Humbë jetën një 17-vjeçare kosovare në Gjermani
Një 17-vjeçare me prejardhje nga Kosova ka vdekur në Gjermani, pasi u godit n...
-
Këto janë raketat e fuqishme që ka marrë Ukraina për mbrojtje në Detin e Zi
Ukraina po merr raketa antianije ”Harpoon” si edhe lëshues me bazë në terren ...
-
Lajm tragjik: Rryma mbyt nënën me dy vajzat e saj
Tre anëtarë të familjes Kola, nëna dhe dy vajzat, humbën jetën pasi ranë në k...
-
Delegacioni i BE-së: Nishani ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Evropian
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka shprehur ngushëllimet për nda...
-
Dalin pamjet e Mercedesit të djegur të Butës që çoi në vrasjen e sotme
Qëndrim Jonuzi, vëllai i këngëtarit “Buta”, e qëlloi mbrëmë pas mesantës për ...
-
Haradinaj nga Lozana: Bashkatdhetarët tanë storie suksesi në Zvicër
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka takua...
-
Abetarja e përbashkët – Projekti me të cilin krenohen dy qeveritë mbahet sekret nga ministria e Nagavcit
Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ai kosovar Albin Kurti i patën mbledh kabi...
-
Hekuran Murati: Qytetarët janë të mësumë me i tejkalu krizat
Ministri i Financave, Hekuran Murati, nuk pajtohet me vlerësimet e organizata...
-
Delegacioni i Kuvendit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, ndoqi punimet e Komisionit Parlamentar për Politikë dhe Siguri në AP te NATO-s
Delegacioni i përherëshëm i Kuvendit të Republikës se Kosovës në Asamblenë Pa...
-
Si përfundoi me vrasje miqësia shumëvjeçare e të rinjve në Ferizaj?
Të shtunën pas mesnatën ka mbetur i vdekur 30 vjçari Gazmend Hyseni, vdekjen ...