Britania e Madhe shpallë gjendje të jashtëzakonshme, kjo është arsyeja

Autori: Gazeta inFokus
15:20 | 15 July 2022
Mbretëria e Bashkuar ka shpallur gjendjen e emergjencës kombëtare. Shkak për këtë është bërë i nxehti përvëlues që ka kapluar prej ditësh mbarë shtetin ishull.
Agjencia meteorologjike e Britanisë lëshoi paralajmërimin më të lartë për të nxehtit ekstrem me temperatura që mund të prekin nivele shumë të larta për javën e ardhshme deri në 40 gradë celsius. “Temperatura të jashtëzakonshme, ndoshta nga ato që thyejnë rekorde, mund të përjetojmë të hënën, më pas edhe përgjatë të martës”, thuhet në njoftimin e autoritetit meteorologjik shtetëror.
Një paralajmërim është lëshuar edhe për netët që priten të jenë jashtëzakonisht të nxehta në Mbretërinë e Bashkuar, veçanërisht në zonat urbane. Kjo valë përvëluese pritet të kenë impakt të konsiderueshëm për njerëzit dhe infrastrukturën.
Temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në Britani është 38,7 gradë celsius, e regjistruar më 25 korrik të vitit të kaluar në kopshtin botanik të Universitetit “Cambridge”. Më herët gjatë javës, agjencia për sigurinë shëndetësore dhe ajo meteorologjike e Britanisë aktivizuan nivelin 3 të alarmit për kushtet e motit, duke kërkuar masa shtesë për të mbrojtur kategoritë më të rrezikuara.
Niveli katër, ai me ngjyrë të kuqe, aktivizohet vetëm një valë e të nxehtit është aq e ashpër saqë efektet shkojnë përtej sistemit shëndetësor dhe të përkujdesjes sociale. Në këtë nivel, rrezikohen edhe personat plotësisht të shëndetshëm, të cilëve, si kategorive të cenueshme, u rrezikohet jeta./A2/
Të tjera
-
Aksident i rëndë në rrugën Levan – Tepelenë, 8 të lënduar, prej tyre dy fëmijë
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Levan- Tepele...
-
Ekskluzive: Kështu u tentua të vritej tri herë William Walker gjatë luftës në Kosovë
Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, i cili ishte edhe shef i sigurisë së ambasa...
-
Fundjavë me shi, ja kur kthehet i nxehti
Nga dita e hënë pritet mot relativisht më stabil, me më shumë intervale me di...
-
Musliu: Gjeneralët e NATO-s i dhanë mesazh të qartë Serbisë, nëse fusin ushtrinë në Kosovë
Eksperti i sigurisë Agim Musliu, në emisionin N’Konak, ka treguar se çfarë iu...
-
Abazoviq shpallë tri ditë zie pas tragjedisë në Cetinë
Qeveria e Malit të Zi sonte do të shpallë tri ditë zie si shenjë solidarizimi...
-
Krasniqi: Nuk qëndrojnë akuzat e Asociacionit të Komunave dhe të opozitës
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka hedhur poshtë...
-
Clewlow: KFOR-i do të jetë në kontakt me palët kosovare dhe serbe për të ofruar siguri
Ish-oficeri britanik në Kosovë Ade Clewlow ka thënë se KFOR-i do të jetë në d...
-
FBI mori 11 sete dokumentesh nga shtëpia e Trump
FBI mori 11 grupe dokumentesh të klasifikuara nga rezidenca e Donald Trump në...
-
Tragjedia në Mal të Zi, si ndodhi ngjarja
Tridhjetë e katër vjeçari Vuko Boriloviç ka vrarë disa persona në Cetinje dhe...
-
Deklarata e Kurtit për shaminë i bie në sy njeriut të Erdoganit, Osman Atalay
Osman Atalay, anëtari i bordit të organizatës humanitare turke IHH që është e...
-
Hill para takimit Kurti-Vuçiq: Është koha që Asociacioni të merret seriozisht – të vendoset në tryezë
Ambasadori amerikan Christopher Hill tha sot se në vazhdimin e dialogut Prish...
-
Stuhia e nxjerr lisin me rrënjë në Vushtrri
Stuhia e madhe në orët e pasdites në komunën e Vushtrrisë, saktësisht në fsha...