Lajme

Britania e Madhe regjistron numrin më të madhe të viktimave nga Covid-19, që nga maji i këtij viti

Autori: Gazeta inFokus 19:24 | 24 November 2020

Britania e Madhe ka regjistruar ditën e sotme edhe 11,299 raste pozitive për koronavirusin. Po ashtu, brenda ditës u raportuan 608 viktima nga Covid-19, totali më i lartë ditor për vdekjet që prej 12 majit.

Numri i rasteve është ulur krahasuar me 15,450 të infektuarit të regjistruar të hënën, por numri i vdekjeve është rritur, pasi të hënën u regjistruan 206 viktima. Në total, 1,53 milionë britanikë rezultojnë të infektuar, që nga fillimi i pandemisë e deri më tani.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve brenda 28 ditëve nga testimi për COVID-19, tani është 55,838.

-Advertisement-

Por shifra të tjera të botuara nga agjencitë e statistikave në Britaninë e Madhe lidhur me vdekjet ku COVID-19 është përmendur në certifikatën e vdekjes, së bashku me të dhëna shtesë për vdekjet që kanë ndodhur ditët e fundit, tregojnë se vendi numëron në total 71,000 raste fatale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera