Lajme

Britania e Madhe premton ndihmë për Kosovën: Institucioneve iu mungojnë njerëzit me integritet

Autori: Gazeta inFokus 13:11 | 02 July 2020

Qeveria e Kosovës bashkë me Ambasadën britanike nënshkruajten një memorandum për pozitat e larta drejtuese.

Këtu në fjalën që pati ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abott, kritikoi institucionet e vendit, shkruan gazeta Infokus.

Ai tha që në pozita të larta mungojnë njerëzit me intergritet e profesionist, andaj premtoi ndihmën e Britanisë së Madhe për të ndryshuar këtë gjendje.

-Advertisement-

Ndërsa, edhe inkurajoj që profesionistët të aplikojnë për këto pozita, shkruan gazeta Infokus.

“Ne jemi të gatshëm të ju ndihmojmë, inkurajoj qytetarët e Kosovës që kanë përgatitje profesionale të aplikojnë, raportet e auditorit kombëtar e gjetjet problematike janë shenja që institucionet publike kanë nevojë për më shumë profesionistë e njerëz me integritet. Suksesi i këtij projekti do të jetë i Kosovës, e dështimi i proceseve e emërimet jo-meritore do të jenë dështime të Kosovës”, tha Abott./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera