Lajme

Britania e Madhe e largon Kosovën nga lista e vendeve të rrezikshme

Autori: Gazeta inFokus 07:47 | 07 Tetor 2021

Britania e Madhe e ka larguar Kosovën nga lista e vendeve të rrezikshme sa i përket COVID-19.

Britanikët nuk këshillohen më që t’i shmangin udhëtimet në 32 destinacione, përfshirë edhe Kosovën.

Kjo u bë e ditur nga Zyra e Jashtme.

-Advertisement-

Më herët qytetarët ishin këshilluar që të mos udhëtonin drejt 32 shteteve për shkak të koronavirusit, e në mesin e këtyre vendeve ishte edhe Kosova.

Zyra e Jashtme britanike tha se ndryshimi i politikës pason përmirësimin e shëndetit publik në shumë vende” dhe zvogëlimin e rrezikut për shtetasit britanikë.

Në Kosovë gjatë 24 orëve sipas raportimit të Ministrisë së Shëndetësisë u raportua për një viktimë dhe 34 raste të reja me COVID-19.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy