Britania: Dyshime se Rusia mund të qëllojë kundër ushtarëve që dezertojnë

Autori: Gazeta inFokus
14:19 | 04 November 2022
Sipas zbulimit britanik, ka gjasa që Rusia të qëllojë me armë ndaj ushtarëve të saj që dezertojnë nga lufta në Ukrainë.
Në një njoftim të ministrisë britanike të Mbrojtjes thuhej se “nisur nga morali i ulët dhe hezitimi për të luftuar, me gjasë forcat ruse kanë nisur të pozicionojnë të ashtuquajturat ‘njësi ushtarake bllokuese’ ”.
Sipas autoriteteve britanike njësi të tilla janë përdorur nga Moska edhe në konflikte të mëparshme, raporton Zëri i Amerikës.
“Së fundmi, gjeneralët rusë ka të ngjarë t’u kenë kërkuar komandantëve të tyre të përdornin armët kundër dezertorëve, fillimisht duke i paralajmëruar, e më pas ndoshta për t’i vrarë”, bën të ditur ministria britanike e Mbrojtjes. “Gjeneralët me siguri po kërkojnë ruajtjen e pozicioneve mbrojtëse deri në vdekje”.
Taktika e të qëlluarit të dezertorëve është me gjasë dëshmi e moralit të ulët dhe e mungesës së disiplinës mes trupave ruse.
Një ditë më parë, ndërsa Ukraina shënoi festën e trupave të artilerisë dhe raketave, presidenti Volodymyr Zelensky vlerësoi rolin e tyre në luftë.
“Artileria ukrainase u bë më e forta në Evropë dhe një nga më të fortat në botë, e gjithmonë do të jetë kështu“, tha Zelensky.
Ai shtoi se pavarësisht avantazhit fizik të artilerisë armike, luftëtarët ukrainas po japin rezultate më të mira, falë aftësive të tyre, inteligjencës, besimit në vetvete dhe tek vendi i tyre.

Të tjera
-
Fillon grumbullimi i deputetëve për seancën konstituive
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë nisur të mblidhen për seancën konstituiv...
-
Zemaj: Shpresoj që VV-ja të mos shpik çështje që bien ndesh me Kushtetutën
Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Armend Zemaj ka thënë se shpreson që VV-ja të m...
-
“Çka po bëhet sot?”- Abelard Tahiri i drejtohet sekretariatit të Kuvendit ndërsa PDK hyn në sallë
Në seancën e dhjetë të Kuvendit të Kosovës, deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri...
-
Prova e 10-të për konstituimin e Kuvendit, pas pak nis seanca
Sot është hera e dhjetë që deputetët mblidhen në përpjekje për ta konstituuar...
-
Gruda, Çitaku e Tahiri thonë se PDK-ja do të votojë ngjashëm edhe në seancën e sotme
Vlora Çitaku, Abelard Tahiri dhe Përparim Gruda kanë arritur në Kuvend, për s...
-
Haradinaj: VV-së ja kemi dhënë opsionin për një kandidat unifikues
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se shpreson të votohet sot krye...
-
Qalaj: PDK s’ka votë për Albulena Haxhiun
Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka deklaruar se partia e tij nuk do të japë ...
-
Berisha i AAK-së flet para seancës: Nuk ka asgjë të re
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha para se të nis vaz...
-
Pak para nisjes së seancës konstituive, Krasniqi nuk deklarohet për media
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka mbërritur në Kuvend. Pak para nisjes ...
-
“Kryeministër, a i keni votat”, Kurti nuk flet sërish para gazetarëve
Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka arritur në Kuvendin e Kosovës. Ai s...
-
Gërvalla “mban shpresat” te votimi i fshehtë: Është i paraparë edhe në rregullore të Kuvendit
Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka arritur në Kuven...
-
Bajrami: E papranueshme përpjekja për të ndryshuar mënyrën e votimit
Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Hykmete Bajrami, pak para nisjes së seancës së...