Lajme

Britani, mbi 100 mijë vdekje nga Covid-19

Autori: Gazeta inFokus 07:23 | 27 January 2021

1.600 vdekje të reja në Britaninë e Madhe bënë që vendi të shënojë mbi 100 mijë jetë të humbura nga Covid 16, çka e bën vendin e parë europian që kapërcen një prag të tillë.

Kryeministri Boris Johnson deklaroi se merr “përgjegjësi të plotë” për veprimet e qeverisë, duke thënë: “Ne me të vërtetë bëmë gjithçka që mundëm. Më vjen keq për çdo jetë të humbur. Vetëm pak ditë më parë, këshilltari kryesor i qeverisë, Patrick Vallance, tha se disa spitale në vend ngjasojnë me zona lufte. Britania e Madhe është përfshirë nga një lloj i ri i koronavirusit dhe si pasojë spitalet janë mbingarkuar me pacientë të sëmurë me COVID-19. Qeveria po bën përpjekje për të vaksinuar sa më shumë njerëz në mënyrë që të rikthehet sa më parë normaliteti.

Më shumë se katër milionë persona e kanë marrë dozën e parë të vaksinës që kur fushata e imunizimit nisi në fillim të dhjetorit 2020. Por Vallance paralajmëroi se “vaksinat nuk do të përmirësojnë shpejt situatën”, dhe është e nevojshme që masat e vendosura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të vazhdojnë. Britania aktualisht është nën izolim, për herë të tretë që nga fillimi i pandemisë në fillim të vitit të kaluar. Shkollat dhe dyqanet jo-thelbësore janë të mbyllura, kontaktet shoqërore dhe udhëtimet janë të kufizuara, ndërsa një rishikim i masave pritet të bëhet në mes të shkurtit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera