Brigitte Macron tregon pse priti 10 vjet për t’u martuar me Emmanuel Macron
Autori: Gazeta inFokus
10:10 | 20 November 2023
Një intervistë shumë detajuese dhënë për revistën “Paris Match”, Zonja e Parë e Francës, Brigitte Macron ka zbuluar shumë nga jeta e saj private. Ajo ka rrëfyer edhe dyshimet që kishte për zyrtarizimin e lidhjes së saj me Emmanuelin, 25 vjet më të ri.
Në një rrëfim të rrallë personal, 70-vjeçarja shpjegoi se e shtyu martesën me Macron për gati një dekadë sepse kishte frikë se kjo do të shkatërronte jetën e fëmijëve të saj, të cilët janë rreth të njëjtës moshë me Macron.
Macron ishte 15 vjeç kur ra në dashuri me Brigitte, e cila asokohe ishte e martuar. Brigitte jepte mësime për dramë në shkollën katolike dhe vajza e saj ishte shoqe klase e Macron.
“Kjo mori dhjetë vjet. Mund ta imagjinoni se çfarë po dëgjonin fëmijët, por nuk doja të humbisja rastin për të jetuar e lumtur”, tha ajo.
“Romanca” e nisur mes tyre u konsiderua skandal në provincë. Si rezultat, prindërit e Emmanuel Macron e dërguan atë në Paris për të ndjekur një shkollë tjetër, por dëshira e tij për të qenë me mësuesen mbetën të gjalla brenda tij.
Ajo pranoi se në atë kohë i tha vetes se Emmanuel do të takonte dhe do të dashurohej me një grua të moshës së tij teksa ishte në Paris, por kjo nuk ndodhi. Djali i Brigitte është tre vjet më i madh se Macron dhe vajzat 46 dhe 39 vjeç sot janë mjaft afër në moshë presidentin francez.
Çifti më në fund u martua në vitin 2007, pas divorcit të Brigitte nga burri Andre-Louis Ozier.

T� tjera
-
Mediat gjermane japin detaje për aksidentin tragjik ku vdiqën dy të rinj nga Rahoveci
Një aksident i rëndë trafiku ka tronditur mërgatën shqiptare dhe Komunën e Ra...
-
Graboci dhe Lismiri lidhen me Prishtinën përmes një linje të re të autobusëve
Banorët e fshatrave Graboc dhe Lismir të Komunës së Fushë-Kosovës tashmë kanë...
-
Moti sot me vranësira të shpërndara dhe me diell
Moti sot në Kosovë parashihet të jetë me vranësira të shpërndara dhe me diell...
-
Sot vendoset për fatin e Thaçit dhe të tjerëve në rastin e ndërhyrjes së pretenduar te dëshmitarët
Ish-Presidenti Hashim Thaçi pret sot një aktgjykim tjetër në Hagë, këtë herë ...
-
Ky është parashikimi i motit për nesër
Nesër në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell, e vranësira lokale dhe rral...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të martën, në rend dite edhe Projektligji për Buxhetin 2027
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të martën, më 17 nëntor, në orën...
-
KEDS njofton për ndërprerje të rrymës të martën, këto janë zonat që preken
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar ...
-
Kënga nacionaliste serbe në Forumin e BE-së për zgjerimin shkakton polemika
Gjatë Forumit të zgjerimit të Bashkimit Evropian, pas fjalimit të presidentes...
-
Çmimi i arit bie në nivelin më të ulët që nga shtatori 2025
Çmimi i arit ra sot në nivelin më të ulët që nga shtatori 2025, pasi forcimi ...
-
Gashi-Hamdiu: Nga viti 2021, Kosovës iu shtuan vetëm 30 megavatë
Ajrina Gashi-Hamdiu, ish-anëtare e Bordit të Drejtorëve të Operatorit të Sist...
-
Shkoi në punë në ëmbëltore, kur doli nuk e gjeti veturën – Mitsubishi zhduket në Dardani të Prishtinës
E parkoi veturën pranë vendit të punës, por kur doli ta kontrollonte, ajo ish...
-
Time Kadrijaj: A po keni rrymë? Neve na mbyti terri, ky është veç fillimi
Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka reaguar lidhur me ndërprerjet e energ...




































