Lajme

“Brezovica 3”, arrestohen edhe shtatë persona

Autori: Gazeta inFokus 10:06 | 03 March 2022

Është duke vazhduar aksioni “Brezovica 3” me urdhër të Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

Ky aksion është duke u zhvilluar në 12 lokacione të ndryshme, përkatësisht në qytetet Ferizaj, Prishtinë, Lipjan dhe Skenderaj.

Prokuroria ka njoftuar se janë arrestuat shtatë persona ku bëhet fjalë për tre ish- zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe katër pronar të kompanive ndërtimore, të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

-Advertisement-

“Tre prej tyre ish- zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe katër pronar të kompanive ndërtimore, të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrje, dhënie të ryshfetit, si dhe ushtrim i ndikimit. Prokuroria Themelore në Ferizaj do t’iu mbaj të informuar me kohë për të gjitha zhvillimet e tjera rreth këtij aksioni”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Një aksion i tillë është zhvilluar edhe më parë në muajin dhjetor dhe janar, ku u arrestuan gjithsej 17 persona./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera