Brexit: Fillon faza e “divorcit”
Autori: Gazeta inFokus
08:49 | 18 Korrik 2017
Tani bisedimet mund të quhen vërtet të nisura. Pas raundit të parë për procedurat, negociatorët flasin këtë javë për herë të parë për tema specifike.
“Tani do të përqendrohemi në thelbin e temës”, thotë negociatori i BE, Michel Barnier në krye të takimit me ministrin e Brexitit, David Davis. Ai përgjigjet “tani është me të vërtetë e rëndësishme, që të arrijmë përparime të mira”. Me të vërtetë. Në dritë dalin një sërë detajesh, me pasoja të komplikuara juridike, për të cilat thjesht askujt nuk i kishte vajtur mendja, kur ndoqi pas fërshëllimën e Boris Johnson-it dhe mbështetësve të tjerë të Brexitit. Tek ekonomia britanike, paniku është shtuar.
Kënga e madhe e vajtimit
Dhe papritur, të gjithë nisin të qahen. Për shembull orkestrat sinfonike konstatuan se pas Brexitit turnetë e tyre të leverdisshme në kontinent rrezikohen. Në sajë të direktivës së Parlamentit dhe të Këshillit Evropian për “dërgimin” e punonjësve, si anëtarë të BE ata nuk duhet të paguajnë taksa, prandaj ia vlejnë shfaqje muzikore të tilla në festivale të ndryshme. Pas Brexitit, muzikantëve do t’u duhet të paguajnë të gjitha vendet ku i ftojnë, atëherë udhëtimet do të kushtojnë shumë. Në rastin e muzikantëve britanikë, të cilët vazhdimisht kanë pak para, kjo kthehet në rrezik për ekzistencën. Si nuk i vajti mendja njeriu më parë?
Askush nuk e dinte se lamtumira nga Euratom do të rrezikonte furnizimin me mjekësi bërthamore, ose se me fundin e bashkimit doganor, në dy stacionet doganore franceze Dunquerke dhe LeHavre kolonat me kamionë që presin do të jenë të pafundme. Askush as nuk mund ta merrte me mend, se të gjitha medikamentet britanike duhet të regjistrohen nga e para, po të vazhdojnë të shiten në BE. Gjëra të ngjashme vlejnë edhe për produktet agrare, kimike, për zinxhirin e furnizimit të industrisë automobilistike…Sa keq që nuk e dinte askush.
Çfarë ka brenda në çantë?
Thuhet se është një çantë aktesh e mbrojtur nga spiunimi, ajo që kishte marrë me vete të hënën në Bruksel David Davis. Ajo është e mbrojtur nga rrezet, kështu që edhe gazetarët e teknologjisë së lartë nuk janë në gjendje të filmojnë atë që është brenda. Çfarë kujton se është ky burrë – James Bond? Dhe para së gjithash: kujt i interesojnë dokumentat sekrete britanike, në një kohë kur dihet se në Londër kabineti i disharmonisë nxjerr çdo orë urdhëra të rinj për drejtimin e marshimit. Vetëm këtë fundjavë: ministri i Financave, Philipp Hammond kërkon një periudhë më të gjatë tranzitore, për t’ia kursyer ekonomisë britanike shokun e shndërrimit. Kurse ministri i Tregtisë, Liam Fox kërkon përkundrazi një periudhë të shkurtër tranzitore, sepse atëherë do të mund të hynin shpejt në fuqi marrëveshjet e reja tregtare me të gjithë botën dhe me të gjithë universin.
Por një vështrim në tryezën e negociatave duket se tregon se me përjashtim të një sanduiçi dhe ajrit të nxehtë, Davis nuk kishte asgjë në çantën e tij të akteve. Para palës evropiane ndodhen pirgje me dosje, para britanikëve tryeza është bosh. Ndoshta ata i kanë në mendje të gjitha detajet.
Ngado që ta hedhësh vështrimin, kudo sheh paralajmërime. Shefi i Gjykatës britanike të Llogarive paralajmëron se strategjia e Theresa May-t për Brexit do të shpërbëhet si një portokalle prej çokollate. Duke parë kaosin në vend dhe në mendje, ministri i Brexitit, David Davis ndërkohë gjithsesi ka arritur në përfundimin:”Unë nuk besoj se në këtë rrugë pas nesh do të vijë ndokush tjetër”. Si frikësim dhe për të nxitur ndjenjën e përbashkësisë në Evropë, Brexiti deri tani funksionon shkëlqyeshëm./DW

T� tjera
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...
-
IPK nis hetimet për rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj në Polici, do të verifikohen edhe lëshimet e mundshme të zyrtarëve
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe verifikue...
-
Rasti i Arlindës, Anita kërkon nga avokatja Hoxha të zbulojë se cili Haradinaj përmendet në kërcënime
Anita Mucaj-Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të saj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...


































