Uncategorized

Brenda vilës luksoze të këngëtares së famshme, i kushtoi 13.75 milionë dollarë (FOTOT)

Autori: Gazeta inFokus 14:02 | 16 September 2021

Më 28 dhjetor të vitit të kaluar, Rihanna pagoi plot 13.75 milionë dollarë për një shtëpi luksoze me pesë dhoma gjumi dhe shtatë tualete.

Vila marramendëse e këngëtares së famshme ndodhet në Beverly Hills, aty ku jetojnë edhe shumë yje të tjerë të ekranit. Madje thuhet se Rihanna ka si fqinj Paul McCartney.

Sipas medieve të huaja, shtëpia e miliarderes është ndërtuar në vitin 1938, por që atëherë ka pësuar vazhdimisht ndryshime. Veç atyre të gjumit, shtëpia ka një dhomë enkas vetëm për mëngjesin, një bar, një dhomë zjarri (oxhaku), dhomë ngrënie, dhomë fëmijësh.

-Advertisement-

Ndërsa pjesa e palestrës është në ambient të hapur që mbyllet me xhama kur është ftohtë. Sigurisht që ka edhe pishinë.
\

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera