Lajme

Brenda shtëpisë ku humbën jetën nënë e bir në Pejë

Autori: Gazeta inFokus 14:26 | 25 June 2023

Kosova është tronditur nga vdekja e nënës së bashku me birin e saj në lagjen “Asllan Çeshme” në Pejë, si pasojë e vërshimeve që ndodhën në qytet ditën e shtunë.

Nëna rreth 30-vjeçare së bashku me fëmijën e saj të vetëm 5-vjeçar, në momentet kritike ishin duke qëndruar në shtëpi.

Një ditë pas ngjarjes tragjike, në shtëpinë që u godit rëndë nga vërshimet duket se u shkatërrua çdo gjë.

-Advertisement-

Fatmir Asllani nënkryetar në komunën e Pejës tha për Gazetën Express se rastin e kanë raportuar fqinjët dhe gruaja që u raportua e zhdukur më vonë u gjet në afësri të një shtëpie të fqinjëve.

Vdekjen e dy viktimave e kanë konfirmuar mjekët.

Dy viktimat që humbën jetën mbrëmë si pasojë e vërshimeve të mëdha në Pejë, do të varrosen nesër në orën 15:00 në varrezat e qytetit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera