Lajme

Brenda një dite zhduken dy persona në Gjakovë

Autori: Gazeta inFokus 09:51 | 01 February 2022

Gjatë 24 orëve të fundit në Gjakovë janë raportuar dy raste të personave të zhdukur, shkruan Gazeta Infokus.

Rasti i parë ka ndodhur në fshatin Babaj Bokës i cili ka informuar se bashkëshortja e tij me probleme psikike është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se bashkëshortja e tij viktima femër kosovare me probleme psikike, është largua nga shtëpia dhe nuk është kthyer më”, thuhet në raportin e policisë.

-Advertisement-

Ndërsa, rasti i dytë është raportuar në rrugën “Hajdar Salihu”, ku një person ka raportuar se miku i tij me probleme mentale është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij.

“Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Për këto të dy raste Policia e Kosovës është duke i hetuar rastet./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera