Lajme

“Brenda muajit fillon vala e dytë e Covid-19 në Kosovë”

Autori: Gazeta inFokus 21:59 | 16 October 2020

Për disa muaj qëndruan të mbyllura. Kështu pasi që gastronomia konsiderohet  njëra nga vatrat e burimit të infeksionit Covid -19.

Një gjë të tillë e tha edhe kryeministri i vendit  në një konferencë  disa ditë më parë.

Ai madje nuk  e mohoi se edhe mund të ketë mbyllje të tërësishme të vendit pas rritjes së numrit të të infektuarve me Covid-19.

-Advertisement-

Por një gjë e tillë po konsiderohet si katastrofale nga ana e gastronomve.

Kryetari i kësaj shoqate Petrit Kllokoqi tha se  bizneset sapo kanë filluar të rimëkëmbën.

Kurse nga Komisioni për shëndetësi në Kuvendin e Kosovës thanë se duhet të ndërmerren hapa konkret.

Labionota Demi  tha se qeveria duhet të jetë më e përgjegjshme në këtë aspekt.

Demi shtoi se sipas ekspertëve brenda katër javësh pritët vala e dytë e Covid 19 në Kosovë.

E në anën tjetër edhe ekonomia e vendit po konsiderohet në gjendje kritike.

Ekonomistët thonë se  mbyllja apo shtrëngimi i rreptë masave do ta vendoste ne shok ekonominë e vendit.

Bellaqa shtonë se është shumë e nevojshme përkrahja e kategorive sociale.

Megjithatë Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj tha se nuk do të ketë mbyllje të plotë të vendit, por vetëm shtrëngim të masave .

Që nga fillimi i pandemisë sipas statistikave të Bankës Botërore në vendin tonë kanë humbur punën mbi 50,000 persona.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera