Brenda këtij viti nis zgjerimi i ngrohtores
Autori: Gazeta inFokus 15:37 | 29 March 2018
Është nënshkruar marrëveshja financiare e grantit për projektin “Programi i sektorit të energjisë, faza 8 dhe 9 – Përmirësimi i ngrohtores së qytetit në Prishtinë”, që kap vlerën prej 10 milionë euro.
Ministri i Financave, Bedri Hamza, tha se nga ky projekt do të përfitojnë të gjithë qytetarët e Prishtinës. Sipas tij, nuk është e largët dita kur nuk do të ketë më pyetje se a kanë ngrohje spitalet apo jo. Ai tha se ky projekt ka kontribuar në uljen e kostos për kryeqytetasit.
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, tha se kjo marrëveshje është rezultat i punës së vazhdueshme.
“Kjo është një vazhdimësi e punës së vazhdueshme për një projekt që i prek të gjithë qytetarët e Prishtinës. Qoftë nga përdorimi i energjisë apo lëndëve të ndryshme djegëse që ne në ambasadë e dëgjojmë erën e tymit”, u shpreh Heldt.
Juergen Kern, përfaqësues i KFW, theksoi se angazhimi i tyre me ngrohjen në Prishtinë ka filluar që në vitin 2011.
“Shumica prej jush e mbani në mend tymin e zi që dilte nga tymtarët e Termokosit dhe një tym të tillë nuk jeni duke i parë tash e disa vite. Tash keni ngrohje 24 orë në ditë dhe kemi kënaqshmërinë e qytetarëve në 94 për qind. Subvencionet që kanë për 5.3 milionë tash janë reduktuar në zero për qind”, tha ai.
Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, tha se Prishtina gradualisht po e merr pamjen e merituar si qytet metropol. Sipas tij, brenda këtij mandati do të dyfishojnë zgjerimin e rrjetit dhe rehabilitimin e tij.
Drejtori i Termokosit, Naser Canolli tha se shumë shpejt, brenda këtij viti do të fillojë zgjerimi i ngrohtores.
Të tjera
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...
-
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanicë
Policia në Graçanicë me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmë...
-
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Rama: Qendra Kulturore ...
-
Google bllokon mijëra ueb faqe të lajmeve të rreme pro Kinës
Grupi i Inteligjencës për Kërcënime i Google (TAG), në bashkëpunim me firmën ...
-
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
Zhgënjimi për mungesën e ndryshimeve dhe bllokimi i reformave çuan në suksesi...
-
Paralajmërimet saudite për të dyshuarin e sụlmit në treg u injoruan
Taleb al-Abdulmohsen, i dyshuar për sulmin në tregun e Magdeburgut, kisht...
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuar 13 raste të vjedhjeve
Javën e kaluar janë raportuar 13 raste të vjedhjeve: 11 në Ferizaj, 1 në Kaça...
-
Agjencitë botërore e quajnë Vuçiqin president populist
Disa dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën këtë pasdite në Beograd për një pr...
-
Protesta e PD-së, reagon policia e Tiranës: Do përballen me pasoja për bllokimin e akseve
Policia e Tiranës ka reaguar për protestën e thirrur nga opozita pasditen e s...
-
Aplikacionet spiune, Serbia përgjon gazetarë e aktivistë, reagon kompania izraelite: Nëse akuzat rezultojnë të sakta…
Një raport i ri ka zbuluar se agjencia e inteligjencës serbe ka instaluar pro...