Lajme

Brenda javës, Dogana konfiskoi mallra me vlerë 140 mijë euro

Autori: Gazeta inFokus 16:55 | 15 September 2023

Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj jave njësitet e saj kanë realizuar kontrolle dhe kanë arritur të parandalojnë kontrabandën e mallrave.

Gjithsej thuhet se janë parandaluar 14 raste të tentim-kontrabandës, në dy raste të ndara janë zbuluar mallra të ndaluara, armë dhe substanca narkotike (ekstazi).

Sipas doganës, në terminalet doganore gjatë zhdoganimit të mallrave po ashtu janë gjetur (parandaluar) shtatë raste të mos-deklarimit të saktë, respektivisht tentime për të shmangur pagesat e taksave.

-Advertisement-

Një pasqyre e rasteve si në vijim:

Kontrolli i autobusit: Në fillim të javës, njësitet antikontrabandë kanë parandaluar tentativën e futjes së mallrave të paligjshme përmes një autobusi. Ky aksion ka vazhduar edhe në lokacionin e importuesit, ku janë zbuluar dhe sekuestruar mallra të paligjshme.

Zbulimi i armëve dhe substancave stimuluese seksuale: Gjatë kontrollit në rajonin e Ferizajt te një subjekt tregtare, është zbuluar një armë ilegale. Po ashtu, në kontrollin e disa subjekteve në rajonin e Prishtinës janë zbuluar edhe sekuestruar 40 mijë euro në mallra, përfshirë stimulues seksual.

Kontrolli i subjekteve të ndryshme: Aksionet kanë vazhduar në disa rajone të Kosovës, duke përfshirë Prishtinën, Gjilanin, Podujevën dhe Prizrenin, ku janë kontrolluar subjekte të ndryshme dhe janë zbuluar mallra të huaja pa dokumentacionin e nevojshëm për t’i zhdoganuar. Në Prizren, gjatë një kontrolli në një subjekt që merret me shitjen e telefonave, janë gjetur 19 telefona pa dokumentacionin e duhur.

Kontrolli në terminalet doganore: Kontrolli i realizuar në terminalet e brendshme doganore ka zbuluar shtatë raste të mos-deklarimit të saktë të mallrave. Në një prej rasteve, është vënë në dukje një permutacion i mallrave për të shmangur pagesat e taksave importuese. Gjithashtu, janë zbuluar raste të mallrave të përziera nga Turqia dhe nga India, ku tri prej tyre janë dyshuar për shkelje të ligjit mbi pronësinë intelektuale dhe janë dërguar për verifikim.

Substanca narkotike: Sot, gjatë një kontrolli të pakove në postën doganore, janë gjetur 197 pilula narkotike të llojit ekstazi si dhe një qese me përmbajtje 37% THC, të cilat janë dorëzuar tek policia e Kosovës për hetim dhe veprime të mëtejshme.

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera