Lajme

Brenda ditës dy aksidente në Suharekë, katër persona bëhen për spital

Autori: Gazeta inFokus 09:42 | 01 December 2020

Brenda ditës së hënë në Suharekë kanë ndodhur dy aksidente trafiku.

Njëri ka ndodhur në fshatin Caralevë rreth orës 10:30, ndërsa tjetëri në rrugën “Xhavit Syla” në Suharekë rreth orës 22:10.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raporti 24-orësh, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

Në fshatin Caraleve lëndime ka pësuar vozitësi i veturës i cili duke vozitur veturën ka rënë në lum.

“ I dyshuari mashkull kosovar derisa po drejtonte veturën e tij, në një moment ka humbur kontrollin del nga rruga dhe bie poshtë në lum. Si pasoj e këtij vetë aksidentit, lëndime ka pësuar vetë vozitësi, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Rasti mbetet nën hetime”, thuhet në raport.

Ndërsa në aksidentin e dytë lëndime kanë pësuar tre persona.

“Rr. Xhavit Syla, Suharekë (NN) 30.11.2020 – 22:10. Ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave civile. Si pasoj e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar njëri vozitës dhe dy pasagjer meshkuj kosovar. Vozitësi është ndaluar për tretman të mëtutjeshëm mjekësor, ndërsa dy pasagjeret janë liruar. Rasti është duke u hetuar”, bëhet e ditur në raportin e PK./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera