Lajme

“Brenda asamblesë komunale ka ngacmues seksual”, kryetari i Obiliqit shokon me deklaratën

Autori: Gazeta inFokus 16:00 | 28 March 2023

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka thënë se brenda sallës së Kuvendit Komunal ka ngacmues seksual.

Ai në seancë tha se këtu ka njerëz që kanë pasur vepra për ngacmim seksual.

‘’Në kuvend po mungoni, qojav fjalën më i qit drejtoret përpara. Ju kamë thënë edhe unë më dalë knenaj po tutën që po i ngacmoni najkush seksualisht, se po thojnë që ka njerëz të cilët kanë pas vepra për ngacmime seksuale veq qatë tutë e kanë.’’- ka deklaruar Gashi

-Advertisement-

Pas këtyre deklarimeve, qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Obiliq, ka kërkuar nga organet kompetente që të merren më këto deklarata të Gashit.

‘’Deklarata skandaloze e kryetarit të komunës lidhur me arsyetimin se pse drejtoret nuk duhet të ulën përball këshilltarëve komunal. Ai hedh akuza direkte se në mesin e këshilltarëve komunal ka të tillë që kan dhe kan pasur vepra për ngacmime seksuale, por nuk deklarohet se kush është ai ose ajo. I kujtojmë kryetarit se fshehja e krimit e inkrimonon po aq sa vet kryesin/en e tij/saj.Ftojmë organet kompetente që të merren me këtë deklaratë dhe të zbardhet e vërteta e këtij deklarimi skandaloz.’’– thuhet në reagimin e kësaj qendre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera