Lajme

Brenda 6 muajve pritet të nisë konservimi i kompleksit memorial në Prekaz

Autori: Gazeta inFokus 21:07 | 02 February 2019

Brenda gjashtë muajve pritet të nisë konservimi i shtëpive të familjes Jashari, në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, përcjell inFokus.

Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, Bislim Zogaj, ka treguar për KTV-në se tashmë është formuar komiteti ndër-ministror, i cili do t’i përcaktojë kriteret dhe do ta përzgjedhë projektin.

Sipas tij, në muajin qershor pritet të nisë puna këtu.

-Advertisement-

Aktualisht, sipas Zogajt, janë ndarë rreth tre milionë euro për projektin, por ka shtuar se kanë premtimet e Qeverisë se, në bazë të nevojës, do të ndahet buxhet shtesë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera