Lajme

Brenda 24 orëve u infektuan 234 persona nën moshën 20 vjeçare

Autori: Gazeta inFokus 16:07 | 27 August 2021

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar me koronavirus, 234 fëmije, shkruan Gazeta Infokus.

Nga një vjeç deri në nëntë vjeç janë infektuar 48 fëmije. Ndërsa nga 10 deri në 19 vjeç janë infektuar 186 fëmije.

Gjithashtu në raportin e fundit nga IKSHPK-së bëhet e ditur se janë kryer 12.564 testime, prej tyre 2.098  persona kanë rezultuar pozitiv.

-Advertisement-

16 persona kanë ndërruar jetë dhe 1.614 persona janë shëruar. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera